Kosova
1133 qirinj të ndezur në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës
Në shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës shumë fëmijë u mblodhën para Teatrit Kombëtar të Kosovës për të ndezur qirinj për fëmijët e vrarë gjatë luftës së fundmi. 1133 qirinj u ndezën për të kujtuar 1133 fëmijët e vrarë.
Në këtë manifestim të pranishëm ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e zyrtarë të tjerë shtetërorë.
Kryeministri Kurti u tha fëmijëve të pranishëm se ata janë shpresa e Kosovës.
“Pavarësisht humbjeve, vuajtjeve dhe dhimbjeve tona, ne jemi bashkë. Ka shpresë për vendin tonë dhe kjo shpresë jeni ju fëmijët e Kosovës. Ju po e mbani nga një qiri në duart tuaja në këtë mbrëmje dhe gjithsej i kemi 1133 qirinj sepse secili prej këtyre qirinjve tregon për një fëmijë që është vrarë gjatë luftës e nuk është në mesin tonë”, u shpreh Kurti.
Tutje, ai tha se fëmijët e vrarë në luftë do t’i kujtojnë çdo herë dhe nuk do t’i harrojnë asnjëherë.
“Ne ata i kujtojmë dhe kurrë nuk do t’i harrojmë. Sakrifica e popullit tonë është e madhe. Plagët e luftës janë të thella. Dhimbja është e pafund, por gëzimi e lumturia juaj nuk ka pikëllim që nuk e mund. Kur ju shohim juve, zemra në bëhet mal”.
Në fund, kreu i ekzekutivit pati edhe një porosi për fëmijët.
“Ju duhet të mësoni sa më shumë e sa më mirë në bankat e shkollës. Ta duani nënën dhe babanë, mësuesen e arsimtarët. Ta doni njëri-tjetrin, të luani bashkë dhe të mësoni sa më shumë”, tha Kurti.
Ndërsa, presidentja Osmani tha se i kemi borxh familjeve që kanë gjithçka për Kosovën që shtetin ta bëjmë sa më të suksesshëm për brezat e ardhshëm.
“Fëmijëve ju them faleminderit që na jepni kaq shumë motiv e inspirim për të ecur përpara. Për secilin prej nesh s’ka gëzim më të madh se kur shohim buzëqeshje në fytyrat tuaja dhe shohim potencialin e jashtëzakonshëm që keni. Ua kemi borxh atyre familjeve që dhanë gjithçka, ua kemi borxh heronjve tanë që Kosovën ta bëjmë çdo ditë e më të suksesshme për brezat e ardhshëm”, u shpreh Osmani.
Për të shënuar këtë ditë, sot janë mbajtur një mori aktivitetesh të organizuara nga Qeveria e Kosovës si ngritja solemne e flamurit, parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë si dhe në orën 20:15 do të mbahet koncerti i pavarësisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












