Lajme
Parlamenti Evropian miraton ndalimin e veturave me karburant nga viti 2035
Parlamenti Evropian zyrtarisht ka miratuar ligjin që ndalon shitjen e makinave të reja me naftë dhe benzinë në Bashkimin Evropian duke nisur nga viti 2035. Ky vendim synon që të përshpejtojë përdorimin e makinave elektrike për të luftuar ndryshimet klimatike.
Ligji i ri do të kërkojë që nga viti 2025, kompanitë që prodhojnë makina të arrijnë që deri në 100 për qind të shkurtojnë emetimet e dioksidit të karbonit për makinat e reja që do të shesin. Kjo do të parandalojë që të ketë makina të reja që funksionojnë me karburante fosile në 27 shtetet e bllokut evropian.
Ligji i miratuar po ashtu parasheh shkurtim prej 55 për qind të dyoksidit të karbonit për makinat e reja nga viti 2023 në krahasim me nivelet e vitit 2021.
“Kostot e funksionimit të makinave elektrike veçse janë të ulëta se kostot e një automjeti që ka motor me djegie të brendshme”, tha Jan Huitema, negociatori kryesor i PE-së për këtë vendim. Ai tha se ky ligj do të mundësojë që makinat elektrike të jenë më të lira për konsumatorët.
Shtetet e BE-së ishin pajtuar për këtë marrëveshje tetorin e vitit të kaluar, por ligji duhet të marrë miratimin zyrtar në mënyrë që të hyjë në fuqi. Miratimi final pritet të ndodhë në mars
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











