Shqipëria
Ekspertët të shqetësuar për shkallën e gjerë të përhapjes së korrupsionit në Shqipëri
Korrupsioni në Shqipëri vazhdon të jetë një dukuri shqetësuese me pasoja në funksionimin e institucioneve të shtetit. Shqipëria vijon të mbetet një ndër vendet me nivel të lartë korrupsioni dhë ndëshkueshmeri të ulët të zyrtarëve të lartë. Pavarësisht përpjekjeve në fushën e hetimit si pasojë e ngritjes së strukturës së posaçme të Prokurorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në fund të vitit 2019, si pjesë e reformës në drejtësi, sërish korrupsioni mbetet një fushë serioze shqetësimi.
Kohët e fundit disa skandale të njëpasnjëshme, si ajo e arrestimit të zyrtares Alda Klosi, që ka mbajtur funksione të rëndësishme publike, nën akuzën e pastrimit të parave, apo të punonjëses së Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Erisa Fero, për trafikim të lëndëve narkotike, ngrenë dyshime të forta për shkallën e gjerë të përhapjes së korrupsionit në institucionet shtetërore, mënyrën e rekrutimit të nëpunësve si dhe mbi punën e institucioneve përgjegjëse për parandalimin e tij.
Studiues dhe gazetarë thonë se përpjekjet e institucioneve të reja të drejtësisë në luftën kundër korrupsionit, po gërryhen nga funksionimi i dobët i mekanizmave parandalues.
“Rastet e fundit, që ndodhën në Shqipëri, treguan që sistemi i sigurisë në administratën publike dhe i të emëruarve politikë, janë të përfshira në raste korruptive dhe treguan që nuk kishte një mekanizëm që ta parandalonte. U desh një skandal publik të kuptosh që në zyrat e shtetit lëvizin miliona lekë, të njëjtët individë qarkullojnë nga një post në tjetrin, nuk ka mekanizëm parandalues dhe për më tepër ka një arrogancë të madhe ndaj nevojës për transparencë dhe llogaridhënie”- tha për Zërin e Amerikës Afrim Krasniqi, Drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve politike.
Në raportin e DASH thuhet, se ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit publik të nivelit të ulët dhe të mesëm, përfshirë ish-ministra, ish deputetë dhe kryetare bashkie, gjyqtarë dhe prokurorë në detyrë, si dhe ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë, shkalla e ndjekjes penale për zyrtarët e rangut të lartë mbeti e ulët.
Zyrtarët më të lartë të dënuar me heqje lirie deri tani, që prej fillimit të funksionimit të institucioneve të reja të drejtësisë, janë ish-Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, për shpërdorim detyre, ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ky i fundit në mungesë, për fshehje pasurie, dhe ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, për shpërdorim detyre.
Prokuroria e posaçme i tha Zërit të Amerikës, se që prej dhjetorit të vitit 2019 kur nisi funksionin dhe deri tani janë hetuar gjithsej 84 proçedime penale me 257 persona nën hetim, ish funksionarë publikë dhe në drejtësi për veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dhe përkatësisht 77 dhe 74% e tyre janë dërguar për gjykim.
Ndërsa sipas të dhënave të siguruara nga Zëri i Amerikës në Gjykatën e Posaçme të shkallës së parë për këto vepra penale janë dënuar me heqje lirie rreth 180 ish-funksionarë publikë, dhe ish-funskionarë të sistemit të drejtësisë, ose rreth 95% e atyre të dërguar për gjykim.
Studuesit vërejnë se besimi i qytetarëve tek institucionet e reja të drejtësisë, është në rritje kryesisht për Prokurorinë e posaçme. Gjergji Vurmo, drejtor programi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, thotë se kjo është konstatuar në një sondazh, realizuar së fundi nga ky institut.
“Spak ka performuar mirë, por sërish është e pamjaftueshme. Mungesa e shtyllave të tjera, e vendos të gjithë përpjekjen antikorrupsion, që tashmë bëhet vetëm nga një shtyllë, në një rrethim të plotë. Dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë, nuk duhet të çuditemi që dhe SPAK gjatë rrugës të fillojë të çedojë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Gjergji Vurmo, drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim./VOA
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










