Lajme
Mbyllen deri në verë universitetet në Turqi
Presidenti turk Erdogan njoftoi se mësimi për studentët do të zhvillohet online deri në verë, ndërsa konviktet do të hapin dyert për të prekurit nga tërmeti. Përveç hoteleve në zonat bregdetare, edhe konviktet e studentëve do të presin të pastrehët nga tërmeti.
“Ne do të përdorim konviktet e të gjitha universiteteve tona që i përkasin KYK-së për viktimat e tërmetit. Universitetet do të zhvillojnë arsim në distancë dhe shpresojmë se ne do t’i përdorim konviktet si strehim“, tha Erdogan në provincën e goditur nga tërmeti, Dijarbakır.
Presidenti turk përsëriti edhe një herë se banesat e reja në zonat e goditura nga lëkundjet e forta do të përfundojnë brenda një viti. Kujtojmë që Turqia është në zi kombëtare deri të dielën, ndërsa për 3 muaj është shpallur gjendja e jashtëzakonshme./Reuters
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










