Lajme
190.000 aplikime për adoptimin e fëmijëve jetimë në Turqi
Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Derya Yanık, deklaroi se janë 526 fëmijë të nxjerrë nga rrënojat pas tërmetit të regjistruar në sistem. Tashmë 78 prej tyre u janë dorëzuar familjeve, ndërsa për të tjerët pritet të shihet nëse kanë mbijetuar familjet e tyre.
Ministrja njoftoi se 335 fëmijë janë shtruar në spitale dhe 113 prej fëmijëve janë në kujdesin institucional.
“Dihet identiteti i 303 fëmijëve, ndaj nëse kanë familje, në proces do të dorëzohen, në të kundërtën, do të vazhdojnë në përkujdesje institucionale. Kemi 223 fëmijë, identiteti i të cilëve nuk dihet. Pas përcaktimit të identitetit dhe familjeve të këtyre fëmijëve, shpresoj që ata t’u jepen familjeve të tyre, nëse ka, ose do t’i marrim nën kujdesin e institucionit tonë”, deklaroi ministrja Yanik.
Yanık njoftoi se i gjithë kombi po bashkëndjen me të prekurit nga tërmeti dhe tashmë ka shumë kërkesa për të ndihmuar të mbijetuarit.
“Kombi ynë kthehet në një shoqëri të madhe solidariteti në momente të tilla. Ka shumë kërkesa për mbështetje, mbrojtje, kujdes dhe mbikëqyrje për fëmijët tanë”, tha ministrja Derya Yanik.
Ajo njoftoi se deri tani, vetëm 5 ditë pas tërmetit, numri i aplikimeve për adoptim të fëmijëve ka arritur 190.000.
“Për momentin, numri i aplikimeve të paraqitura është rreth 190 mijë. Prandaj, falënderoj shumë kombin tonë, e falënderoj kombin tonë, jam shumë mirënjohëse”, tha Yanik./trtbalkan
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













