Lajme
Protesta masive në Francë kundër reformës së pensioneve
Qindra-mijëra njerëz demonstruan në gjithë Francën të shtunën në përpjekje për të vazhduar presionin ndaj qeverisë lidhur me planet e saj për reformën e pensioneve, që parashikon mes të tjerash rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Pas tri grevash mbarëkombëtare që nga fillimi i vitit, sindikatat shpresojnë të arrijnë një pjesëmarrje të ngjashme me atë të 19 janarit, kur më shumë se një milion njerëz marshuan për të kundërshtuar reformën.
Francezët kanë moshën më të re të daljes në pension mes vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik dhe sipas sondazheve një shumicë e konsiderueshme e francezëve duan ta ruajnë këtë përfitim.
Presidenti Emmanuel Macron thotë se reforma është “jetike” për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve.
Sipas vlerësimeve fillestare të raportuara nga gazeta Le Figaro, në Paris pjesëmarrja në protestë ishte 20% më e lartë në krahasim me protestën e fundit të së martës.
Sindikatat shpresonin për një pjesëmarrje të madhe për protestat e para që mbahen në fundjavë që nga fillimi i lëvizjes./VOA
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









