Lajme
Pse sedilja më e sigurt në avion është ajo që askush nuk e dëshiron
Kur rezervoni një fluturim, a mendoni ndonjëherë se cila ndenjëse do t’ju mbrojë më shumë në rast urgjence? Me siguri jo.
Shumica e njerëzve rezervojnë sediljet që ofrojnë më shumë komoditet apo që kanë akses më të lehtë në tualete. Fluturuesit e shpeshtë mund të rezervojnë vendin e tyre sa më afër që të jetë e mundur në pjesën e përparme, në mënyrë që të zbresin më shpejt, shkruan CNN.
Ne rrallë rezervojmë një fluturim me shpresën për të marrë një nga vendet e mesme në rreshtin e fundit. Por, mesa duket, këto vende janë statistikisht më të sigurtat në një aeroplan.
Një hetim i “Time” që shqyrtoi të dhënat e 35 vjetëve të aksidenteve me avion, zbuloi se sediljet e pasme të mesme të një avioni kishin shkallën më të ulët të vdekshmërisë: 28%, krahasuar me 44% për sediljet e rreshtit të mesëm.
Ulja pranë një rreshti daljeje do t’ju ofrojë gjithmonë daljen më të shpejtë në rast urgjence, me kusht që të mos ketë zjarr në atë anë. Por krahët e një avioni ruajnë karburant, kështu që kjo skualifikon rreshtat e mesit të daljes si opsioni më i sigurt.
Në të njëjtën kohë, të qenit më afër përpara do të thotë se do të ndikoheni përpara atyre në pjesën e pasme. Sa i përket arsyes pse sediljet e mesme janë më të sigurta se ndenjëset e dritares ose në korridor, lidhet me “zbutjen” që sigurohet nga prania e njerëzve në të dyja anët.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











