Lajme
Një test prej tre sekondash zbulon nëse keni kolesterol të lartë
Kolesteroli i lartë mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë problemet me zemrën.
Kolesteroli i lartë mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin, veçanërisht për shëndetin e enëve të gjakut dhe të zemrës, prandaj është shumë e rëndësishme të zbuloni me kohë nëse kolesteroli juaj është i ngritur.
Ateroskleroza shfaqet si rezultat i rritjes së kolesterolit dhe substancave të tjera në muret e arterieve. Nëse shfaqet ateroskleroza, ajo mund të çojë në zvogëlimin e rrjedhjes së gjakut nëpër arterie, ose një ndërprerje të plotë të rrjedhës së gjakut, transmeton Telegrafi.
Nëse dyshoni për një problem me kolesterol të ngritur, do të ishte mirë të kontaktoni mjekun tuaj, i cili do t’ju referojë në analiza të mëtejshme. Megjithatë, ndërkohë, mund të bëni një test të thjeshtë në shtëpi.
Është një test i këmbës dhe doktoresha Monika Wassermann thotë se mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse keni kolesterol të lartë, apo edhe sëmundje koronare të zemrës si pasojë e kolesterolit të shtuar.
Çfarë duhet të bëni?
Shtypni butësisht pjesën e poshtme të këmbës me një gisht. Nëse ka një gërvishtje e dukshme ose vrimë në këtë pjesë të këmbës, kjo tregon se niveli i kolesterolit është shumë i lartë.
Dr. Wasserman shton se ky test tregon se kolesteroli i tepërt ka ngadalësuar rrjedhjen e gjakut.
– Thonjtë e zbehtë dhe mpirja në këmbë mund të tregojnë gjithashtu nivele të larta të kolesterolit. Sigurisht, mënyra më e mirë për të kuptuar nëse keni kolesterol të moderuar apo të lartë është të bëni një analizë gjaku, zbuloi mjekja.
Kur keni kolesterol të lartë, mund të shihni “arcus senilis” – një unazë në sy rreth bebëzës, paralajmëroi Dr. Wassermann.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














