Kosova
Gazetari serb: Serbët e Kosovës të lirohen nga Beogradi, jo nga Prishtina
Së fundmi, kolumnisti Dejan Iliq, duke kritikuar qeverisjen 100 ditëshe të Qeverisë së Serbisë, ka thënë se serbët në Kosovë duhet të përpiqen të jetojnë vetëm dhe se “ne duhet t’i drejtohemi vetes”.
“Ndoshta serbët në Kosovë duhet të çlirohen nga Beogradi dhe jo nga Prishtina”, tha ai për N1. Ai tha se në Serbi “nuk ka as qeveri, as institucione, as asgjë… Ne jemi varrosur në të njëjtin pozicion për dekada, çfarë qeverie e zezë”. Duke komentuar deklaratën e kryeministres serbe Ana Bërnabiq se 100 ditët e qeverisjes së saj kaluan nën hijen e tensioneve në Kosovë, Iliq tha: “Ne kemi 30 vjet që jetojmë nën hijen e tensioneve në Kosovë”. Ai iu referua edhe situatës në Kosovë, duke thënë se “në shkolla u mësojmë fëmijëve se shqiptarët janë një fis i egër, një gjysmë mes kafshëve dhe njerëzve dhe tani këta njerëz duhet të jetojnë me ne, pse të jetojnë me ne”.
“Thuaju atyre njerëzve të përpiqen të jetojnë vetëm dhe ne duhet t’i drejtohemi vetes”, thotë ai. Iliq, i pyetur nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pranuar planin e ri evropian, thotë se me çudi i shikon bisedimet për këtë marrëveshje. “Ajo marrëveshje nuk është asgjë e re… nuk do të zgjidhë asgjë, sepse aty nuk përmendet njohja e Kosovës dhe flitet turbull për hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, jo duke specifikuar se cilat”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











