Lajme
Falimentimi personal, çfarë nënkupton kjo?
Shpesh dëgjohet për falimentimin të personave juridikë (shoqëritë tregtare apo bizneset, etj.), të cilat nuk janë në gjendje t’i paguajnë borxhet e tyre apo t’i përmbushin obligimet e zakonshme financiare.
Nën disa kushte, ligji lejon që falimentimi të aplikohet edhe për personat fizikë, pra për individët (« Faillite personnelle » (fr.), « Privatkonkurs » (gj.)).
Falimentimi personal mund t’iu akordohet atyre personave që ballafaqohen me borxhe të shumave të larta, që nuk kanë mundësi t’i paguajnë apo edhe nuk arrijnë të gjejnë ndonjë marrëveshje me kreditorët (pra me ata që duhet t’iu bëhet pagesa).
Për shpalljen e falimentimit, kërkesa nga debitori (apo e personit që ka borxhe) duhet t’i drejtohet gjykatës e cila do t’i shqyrtojë pastaj të gjitha hollësitë e situatës financiare së personit që shpreh interesimin për një zgjidhje të atillë.
Para marrjes së vendimit të falimentimit, kërkohet së paku nga debitori që, në momentin e falimentimit të tij, të gjendet në një situatë deri diku të përmirësuar financiare. Ai duhet të jetë së paku në gjendje që, përveçse t’i mbuloi shpenzimet e rëndomta vetjake, t’i paguajë edhe tatimet ndaj shtetit.
Ndër kushtet e tjera më të rëndësishme që kërkohen për shpalljen e kësaj forme të falimentimit janë këto si vijojnë :
Shuma e borxheve duhet të jetë e konsiderueshme (shpeshherë mbi disa dhjetëra mijëra franga) ;
Gjendje financiare e debitorit nuk jep ndonjë shpresë për kthimin e borxheve apo kthimi i tyre mund të bëhet vetëm brenda afateve jashtëzakonisht të gjata ;
Marrëveshjet me kreditorët për gjetjen e një zgjidhje kanë dështuar (siç janë propozimet për lehtësimin e kthimit të borxhit, afatizimet e përshtatshme, etj.).
Ndër qëllimet kryesore të falimentimit është që, personave të cilët e kërkojnë të drejtën e tillë, t’iu akordohen disa lehtësi dhe t’iu jepet një kohë që në të ardhmen t’a konsolidojnë apo përmirësojnë gjendjen e tyre financiare.
Njëra ndër përparësitë e falimentimit është edhe ajo se që nga momenti i shpalljes së tij, ndodhë për shembull që debitori të lirohet nga detyrimi që t’i zbritet nga rroga një shumë parash për të paguar një borxh, etj.
Pas vendimit të falimentimit, debitori ka pra një komfor më të mirë financiar, meqë edhe llogaritë për sigurimin e minimumit jetësor bëhen sipas disa kritereve të cilat janë shumë të përshtatshme, se sa para se të ndodhte falimentimi.
Mirëpo, e gjithë kjo nuk domethënë aspak se borxhet do të shkojnë në harresë!
Nëse me kalimin e kohës, një kreditor vihet në dijeni se gjendja financiare e debitorit të tij (personi në falimentim) është përmirësuar dukshëm, atëherë ai ka mundësi të hapë sërish procedurë për kërkimin e pagesës së borxhit. Mirëpo, edhe këto procedura e mbrojnë më mirë debitorin në falimentim sesa të tjerët (që nuk janë në falimentim).
Lirim Begzati
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?