Lajme
Uji i ngrohtë me limon herët në mëngjes
Për shëndet të mirë dhe trup në formë
Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës. Përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën por dhe të gjithë organizmin mund të merren shumë mirë duke përdorur kurën me ujë të vakët dhe limon.
Për këtë kurë mjafton të shtydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni në mëngjes.
Përfitimet Që Ofron Limoni Për Shëndetin.
Lëngu i një kokërr limoni përmban më pak se 25 kalori. E njëjta sasi është shumë e pasur me kalçium, kalium, vitaminë C dhe fibër. Të gjithë këto ushqyes ndihmojnë në gjallërimin dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar. Kësisoj, organizmi është ndjeshëm më i mbrojtur nga infeksionet. Për më tepër, limoni ka veti antiseptike dhe është uji me feta limoni është plotësisht i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga problemet me zemrën. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për përfitimet që ofron pirja çdo ditë e ujit të vakët me limon.
Imuniteti dhe Infeksionet
Limoni është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C që e mbron trupin pavarësisht mangësive në sistemin imunitar, Limonët janë një burim i shkëlqyer i acidit citrik, kaliumit, kalçiumit, fosforit dhe mangezit. Falë këtyre ushqyseve dhe jo vetëm, pirja e ujit të vakët me limon parandalon në rritjen dhe shumimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.
Pehashi dhe Detoksifikimi
Pirja e ujit të vakët me limon ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të pehashit në organizëm. Nëse e pini këtë lëng në mëngjes do të përshpejtoni pastrimin e organizmit nga toksinat.
Tretja
Pirja e rregullt e ujit të ngrohtë me limon ndihmon për rregullimin e tretjes por edhe prodhimin e lëngjeve biliare. Pirja e këtij uji ndihmon në zbutjen e simptomave të urthit dhe në prodhimin e lëngjeve tretëse. Për më tepër, fibra tek limoni është shumë e mirë për shëndetin e zorrës së trashë dhe shërben si antibakterial shumë i fuqishëm.
Truri, Mëlçia dhe Lëkura
Përveç ndihmës që ofron kundër të ftohurës, uji i vakët me limon ndihmon në rigjenerimin e qelizave nervore. Në rastin e mëlçisë, uji i vakët me limon e forcon atë dhe u jep energji enzimave të mëlçisë. Sa i përket lëkurës, ky lëng natyral parandalon formimin e akneve dhe rrudhave. Ai gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve dhe i mbron ato./AgroWeb
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












