Kosova
Loja shpërblyese: Fundjavë për Shën Valentin në Vali Ranch
14 Shkurti njihet si një prej festave më të veçanta për çiftet, festë kjo për të cilën thuren disa prej vargjeve më të ëmbla dhe shkruhen me mijëra kartolina në mbarë botën.
Shën Valentini dhe historitë e bukura e romantike në botë kanë inspiruar poetë, artistë dhe projekte të ndryshme kinematografike të krijojnë vepra kushtuar kësaj dite.
Platforma mediale albinfo.ch (online&print) për ditën e të dashuruarve Shën Valentinin ka organizuar lojë shpërblyese.
Gjithçka që duhet të bëni është që të përgjigjeni me një koment në rrjetet sociale të albinfo.ch (Facebook/Istagram) në pyetjen:
Ku gjendet Kompleksi turistik Vali Ranch:
1.Gjilan
2.Suharekë
3.Prizren
Ata që do të përgjigjen sakt do të fitojnë një dhuratë fantastike nga Vali Ranch:
Një dhomë: Suite Deluxe
~ Akomodim në dhomë dyshe me pamje
~ Shampanje dhe fruta ne dhome
~ Mengjes
~ Darke Romantike
~ Muzike Live
🔺Dekor dhome
🔺Parking
Surprizojeni dashurine tuaj me kete dhurate fantastike dhe krijoni nje kujtim të paharrueshem me njeri-tjetrin …
Fituesit shpallen me 10 shkurt. Deri atëherë shprehni dashurinë tuaj dhe Platoforma albinfo.ch do të ju shpërblejë.
Çifti fatlum që do të fitojnë, do të përzgjidhen në mënyrë krejt të rastësishme.
Rregullat e pjesëmarrjes
Loja do të fillon sot më 06.02.2023 dhe do të zgjasë deri më 10.02.2023.
Pjesëmarrja është hapur për të gjithë individët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjec.
Pjesëmarrja është e ndaluar për nëpunësit e platformës albinfo.ch dhe Vali Ranch pjesëtarët e tyre të afërt të familjes.
Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.
Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe transmetohen te albinfo.ch.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori.
Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përckatimi I fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail.
E drejta për modifikim të rregullave
Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore, dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte