Lajme
Tërmeti me magnitudë 7.8 godet Turqinë, më shumë se 600 të vdekur
Më shumë se 600 të vdekur pas tërmetit në Turqi e Siri – kjo deri në orët e para të mëngjesit! Mijëra të plagosur, ndërkohë që numri i viktimave rritet çdo orë.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë këtë të hënë rreth orës katër të mëngjesit, duke shkaktuar qindra viktima.
Numri i viktimave besohet se është 360 në Turqi, ndërsa teksa zyrtarët në kryeqytetin sirian, Damask, kanë raportuar se 237 persona kanë vdekur atje.
Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet. Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.
Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.
Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Në dy anët e kufirit banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti.
Në banor i qytetit turk, Adana, tha se tri ndërtesa pranë shtëpisë së tij ranë.
“Nuk kam fuqi më”, është dëgjuar të ketë thënë një prej të mbijetuarve, i bllokuar nën rrënoja, teksa ekipet e shpëtimit kanë bërë përpjekje që ta shpëtojnë, tha banori i Adanit, Muhammet Faith Yavus.
Në anën siriane të kufirit, tërmeti goditi rajonet e kontrolluara nga opozita, që jetojnë afër 4 milionë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, për shkak të luftës civile në vend. Shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda dhe pa përkujdesje shëndetësore, teksa territoret ku gjenden ata janë të rrethuara nga forcat siriane.
Autoritetet turke thanë se pas tërmetit të parë të fuqishëm janë regjistruar edhe të paktën 20 lëkundje të tjera pasuese.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkroi në Twitter se ekipet e kërkim-shpëtimit menjëherë reaguan pas dridhjeve të fuqishme të tokës.
“Shpresojmë se do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me sa më pak dëme”, shkroi ai.
Autoritetet turke thanë se viktima janë regjistruar në shtatë provinca të shtetit. Sipas Agjencisë turke për Menaxhimin e Emergjencave dhe fatkeqësive, të paktën 440 persona janë plagosur, ndërkaq pala siriane tha se të paktën 516 persona janë lënduar.
Turqia, ku ishte epiqendra e tërmetit, shpesh goditet nga tërmete të fuqishme. Afërsisht 18.000 persona janë vrarë nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur shtetin në vitin 1999.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













