Lajme
Kur duhet t’i japim kamomil një të porsalinduri?
Kamomili është një bimë e njohur qysh nga antikiteti për vetitë e saj qetësuese, e cila ka efekte edhe në rritjen e cilësisë së gjumit. Çaji i kamomilit ndikon gjithashtu edhe në nxjerrjen e gazrave të barkut, si edhe favorizon tretjen. Gjithashtu kamomili ka efekte edhe në qetësimin e dhimbjeve të barkut si edhe veti antiinflamatore.
Kamomili dhe bebet e vogla
Kamomili tek bebet dhe fëmijët përdoret në rrugë orale, por edhe në produkte të ndryshme të higjenës dhe kujdesit të fëmijës.
Në çfarë moshe mund t’i jepet bebes?
Duke qënë se 6 muajt e parë të jetës nëna duhet të ushqejë fëmijën me gji në mënyrë ekskluzive, atij nuk duhet t’i jepet asnjë lloj çaj, përfshirë këtu edhe kamomilin. Produktet me bazë kamomili, pra detergjentë, vaj, krem etj mund të përdoren që në momentin e lindjes. Po ashtu tek bebet mund të përdoren edhe kompresa kamomili që në lindje nëse tek ai shfaqet konjuktiviti (problem tek sytë e fëmijës).
Ku mund ta gjejmë kamomilin?
Lulet e thata të kamomilit mund t’i gjeni në dyqanet me produkte bimore. Zieni rreth 50 gr lule në 500 ml ujë për rreth 20 min. Nëse çaji do të përdoret për kompresa duhet të hidhni 1 filxhan ujë të nxehtë në një lugë gjelle lule kamomili.
Kamomili me përmbajtje sheqeri. Mund ta gjeni të firmave të ndryshme: Plasmon, Hipp, Mellin etj. Kujdes! Ky produkt ka përmbajtje sheqeri.
Kamomili në pako të vogla. Këtë produkt mund ta gjeni në çdo supermarket.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










