Lajme
SHBA paralajmërojnë Turqinë për bashkëpunimin me Rusinë
Shtetet e Bashkuara kanë dalë me një paralajmërim të hapur ndaj Turqisë, duke i kërkuar të mendohet mirë lidhur me eksportet e kimikateve, mikroçipave dhe produkteve tjera në Rusi, të cilat Moska nga ana e saj mund t’i përdorë në luftën që po zhvillon ndaj Ukrainës.
Gjatë vizitave të tij këtë javë në Ankara e Stamboll, zyrtari i Departamentit amerikan të Thesarit, Brian Nelson, shtoi presionin mbi Turqinë për të tkurrur marrëdhëniet tregtare me rusët.
Në takimet e zhvilluara në Ankara dhe Stamboll, Nelson dhe delegacioni i tij, kanë përmendur eksportet në Rusi që kanë vlerë miliona dollarë.
“Nuk është befasi që Rusia vazhdimisht synon të shfrytëzojë lidhjet historike me Turqinë”, thanë zyrtarët amerikane, duke shtuar se “Pyetja është se si do të përgjigjet Turqia”.
Nelson pati dhe një paralajmërim të hapur, të cilin e përcolli gjatë një fjalimi përpara një grupi bankierësh, ku tha se rritja njëvjeçare e eksporteve drejt Rusisë e vendos Ankaranë në një pozicion “mjaft të cënueshem sa i takon reputacionit të saj, por edhe rrezikut të sanksioneve”, apo humbjes së qasjes në tregjet e G7-tës.
Turqia, vend anëtar i NATO-s, ka qenë kundër sanksioneve të vendosura Moskës, megjithatë ka vazhduar të mbajë raporte të mira Ukrainën e është ofruar vazhdimisht të ndërmjrtësojë arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes dy vendeve në konflikt. Perëndimi ka vendosur raunde të vazhdueshme sanksionesh e ka kryer kontrolle të eksporteve drejt Rusisë, që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë, gati një vit më parë.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













