Lajme
Norvegjia blen 54 tanke “Leopard” nga Gjermania
Norvegjia, anëtare e NATO-s, blen nga Gjermania 54 tanke “Leopard 2”. Qeveria norvegjeze ka vendosur të blejë tanket e betejës nga koncerni gjerman i armatimit Krauss-Maffei Wegmann, njoftoi kryeministri Jonas Gahr Støre, në bazën ushtarake Rena, rreth 150 kilometra në veri të Oslos. Për më tepër, ekziston një mundësi për të blerë 18 tanke të tjera.
Lëvrimi i parë në vitin 2026
Gjatë njoftimit, kryeministri Støre nënvizoi afërsinë dhe cilësinë e marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Gjermanisë. Republika Federale po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në politikën e sigurisë në Evropë, tha ai. Po në mëngjes, ai kishte informuar kancelarin Olaf Scholz për blerjen e Leopard 2A7, tha Støre.
Sipas qeverisë, blerja ndodhet brenda kuadrit buxhetor prej 19.7 miliardë koronash norvegjeze (rreth 1.8 miliardë euro) të vendosur nga Parlamenti. Kjo kornizë mbulon më shumë sesa blerjen aktuale të tankeve. Çmimi i negociuar i blerjes nga Gjermania u mbajt i fshehtë.
Tashmë 36 “Leopard”-et, në depo
Parlamenti norvegjez e kishte miratuar blerjen e tankeve të reja luftarake në vitin 2021. Vendi skandinav, joanëtar i BE-së, shqyrtoi më pas disa modele të ndryshme tankesh, duke përfshirë Hyundai Rotem K2 Black Panther të Koresë së Jugut.
Prandaj edhe zgjedhja e prodhuesit të Mynihut kishte një rëndësi gjeostrategjike. Kohët e fundit, Polonia, anëtare e BE-së, vendosi ta pajisë arsenalin e saj të tankeve jo më me tanke Leopard, por me modelin e Koresë së Jugut. Kjo ngjalli irritim në Gjermani. “Shpresojmë që norvegjezët të mos bëjnë të njëjtin gabim”, tha atëherë për gazetën “Merkur” Ralf Ketzel, kreu i koncernit të armatimit Kraus-Maffei Wegmann.
Sipas mediave norvegjeze, zgjedhja përfundimisht u bë për “Leopard 2A7” të Gjermanisë, jo për tankun koreanojugor të Hyundai Rotem “K2 Black Panther”.
Norvegjia ka aktualisht 36 tanke “Leopard” të tipit më të vjetër 2A4. Qeveria e Störe ka njoftuar se disa prej tyre do t’ia japë Ukrainës – ende është e paqartë se sa./dw
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












