Lajme
Tkurrja e Venecias: Qyteti, pre e ndryshimeve demografike
Turistët në një gondola që rrëshqasin në ujërat e qeta të kanalit. Kjo është pamja ikonë e Venecias, që njihet në mbarë botën, por ajo që nuk dihet është fakti se qendra historike e qytetit ka humbur 125 mijë banorë që prej 1950-ës.
Shifrat ranë nën pragun simbolik prej 50 mijë njësish pak muaj më parë. Kjo kryesisht për shkak të rënies demografike të popullsisë italiane, por edhe për shkak të faktorëve të tjerë.
“Në thelb, trendi demografik varet nga 3 faktorë të rëndësishëm: së pari, nga trendi i natyrshëm i lindjeve dhe vdekjeve; së dyti, nga trendi social, duke llogaritur ata që shkojnë dhe vijnë këtu për të jetuar, që është diçka pozitive për Venecian e që duhet vënë në dukje; dhe së treti një lëvizje e banorëve brenda të njëjtit qark”, u shpreh Laura Besio, anëtare e Këshillit Bashkiak.
Shoqatat civile janë të shqetësuara se Venecia gradualisht po vdes dhe vazhdimisht përditësojnë ndryshimet sa i takon numrit të banorëve në qendrën historike.
“Turizmi është një thikë me dy presa për ne, sepse na bën të sigurojmë jetesën, por në të njëjtën kohë ai zapton hapësirat e banorëve dhe këtu u referohem shtëpive dhe shërbimeve”, tha Matteo Secchi nga shoqata Venessia.com.
Për njerëzit që jetojnë këtu, kthimi i shtëpive të tyre në hotele për turistët është më i leverdisshëm se dhënia me qira për një kohë të gjatë atyre që duan të jetojnë në qytet. Bashkia po përpiqet ta frenojë problemin përmes strehimeve sociale, shërbimeve arsimore dhe një transporti më të përballueshëm.
“Është gjithashtu e vërtetë se të dhënat e regjistruara nuk janë shteruese sa i takon numrit të njerëzve që jetojnë çdo ditë në Venecia, pasi ka një kategori të tërë që nuk llogaritet e që nuk kanë rezidencë në qytet”, deklaroi Besio.
Kjo kategori përbëhet nga studentët dhe ata që punojnë në qytet, por që nuk e kanë rezidencën aty. Ata llogaritet të jenë rreth 10 mijë persona.
“Qyteti përbëhet nga ata që jetojnë këtu 24 orë në ditë. T’i referohesh numrit të atyre që nuk kanë rezidencë dhe udhëtarëve është e kotë, pasi ata nuk jetojnë në qytet 24 orë sikurse ne”, tregoi Secchi.
Cilado qoftë arsyeja, rreziku i shpopullimit përbën një rrezik konstant për Venecian. Turizmi në masë është burimi kryesor i ekonomisë, por ai rrezikon ta kthejë këtë qytet në një muze në qiell të hapur pa zemrën pulsuese të banorëve të saj./Euronews
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?












