Lajme
Samiti BE-Ukrainë mbahet sot në Kiev
Bëhet e ditur se Samiti Ukrainë-Bashkimi Evropian do të mbahet sot në Kiev, teksa ky shtet po vazhdon të përballet me pushtimin e Rusisë, përcjell albinfo.ch.
Në këtë samit, udhëheqësit e BE-së do ta takojnë sot presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me premtimin për sanksione të reja kundër Rusisë.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kiev të enjten, pas një udhëtimi simbolik me tren për të treguar mbështetjen për Ukrainën, e cila po i afrohet përvjetorit të parë të pushtimit rus.
“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, deklaroi më herët kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.
BE-ja ende nuk ka dhënë detaje se kush do të marrë pjesë në këtë samit.
Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe forcat e tij vazhdimisht kanë sulmuar infrastrukturën civile, përfshirë edhe në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Shtetet e BE-së e kanë mbështetur me vendosmëri Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin në shkurt, duke goditur Rusinë me një valë ndëshkimesh ekonomike dhe duke i dërguar armë Kievit.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













