Lajme
Edhe Philips shkurton vendet e punës
Prodhuesi holandez i pajisjeve elektronike dhe mjekësore Philips njoftoi se do të shkurtojë 6.000 vende pune në mbarë botën gjatë dy vjetëve të ardhshme, pasi ka regjistruar një humbje prej 1,6 miliard eurosh në vitin 2022, nga një fitim neto prej 3,3 miliardë euro vitin e mëparshëm.
Shkurtimet e reja të fuqisë punëtore, të përshkruara si “të vështira, por të nevojshme”, u shtohen 4.000 shkurtimeve të vendeve të punës të njoftuara nga Philips në tetor.
Kompania me bazë në Amsterdam po përballet me tërheqjen e miliona ventilatorëve që janë përdorur për të lehtësuar vështirësitë në frymëmarrje gjatë gjumit. Vështirësi të tjera shkaktuan situata në Ukrainë dhe përhapja e koronavirusit në Kinë.
“Viti i kaluar ka qenë shumë i vështirë për Philips dhe aksionet tona, dhe ne po ndërmarrim hapa të vendosur për të përmirësuar biznesin dhe për të përshpejtuar urgjentisht performancën”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë Roy Jakobs.
Ai ka theksuar se shkurtimet e vendeve të punës do të reduktojnë ndjeshëm kostot dhe do ta bëjnë Philips një “organizatë më të fokusuar”.
Kompania njoftoi se gjysma e shkurtimeve të shpallura të vendeve të punës do të jetë këtë vit, dhe gjysma tjetër do të realizohet deri në vitin 2025.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













