Lajme
Trump hap fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024
Ish-Presidenti Donald Trump filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë të shtunën në Nju Hempshër, përpara se të vazhdonte drejt Karolinës së Jugut. Vizitat e tij në këto dy shtete, që organizojnë votimet më të hershme, shënojnë aktivitetet e para të fushatës elektorale që kur ai njoftoi kandidimin mbi dy muaj më parë.
“Po fillojmë. Po ia fillojmë nga këtu si kandidat për president”, u tha ai drejtuesve të Partisë Republikane të mbledhur në takimin vjetor në Nju Hempshër, përpara se të ndalej në orët e vona të pasdites në Kolumbia, për të prezantuar ekipin e tij drejtues në shtetin e Karolinës së Jugut. “Jam më i zemëruar tashmë dhe jam më i përkushtuar tani se ç’kam qenë ndonjëherë”.
Në këto dy shtete zhvillohen dy nga tre garat e para për emërimin brenda partisë, duke u dhënë atyre fuqi të jashtëzakonshme në përzgjedhjen e kandidatit.
Ish-Presidenti Trump dhe aleatët e tij shpresojnë se zhvillimet do të ofrojnë një demonstrim force në mbështetje të ish-presidentit, pas një nisjeje të vakët në fillimet e fushatës që krijoi pikëpyetje për angazhimin e tij për të rikandiduar. Gjatë javëve të fundit, mbështetësit e tij kanë kontaktuar zyrtarët politikë dhe ata të zgjedhur për të siguruar mbështetje për zotin Trump në një moment jetik kur republikanë të tjerë po përgatiten për të kandiduar.
“Starti u dha dhe sezoni i fushatës ka filluar”, tha Stephen Stepanek, kryetari në largim i Partisë Republikane në Nju Hempshër. Ish-Presidenti Trump njoftoi se zoti Stepanek do të shërbejë si këshilltari i tij i lartë për fushatën në këtë shtet.
Megjithëse ish-Presidenti Trump mbetet kandidati i vetëm i deklaruar për zgjedhjet presidenciale 2024, sfidantë të tjerë të mundshëm, ndër ta Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, ish-Nënpresidenti Mike Pence dhe ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley që shërbeu si ambasadore në OKB gjatë administratës së ish-Presidentit Trump, pritet të fillojnë fushatat e tyre elektorale gjatë muajve të ardhshëm./VOA
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












