Lajme
Belgjika ndan gati 90 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Qeveria belge ka zbuluar paketën e saj më të madhe të ndihmës ndonjëherë për Ukrainën, duke përfshirë 90 milionë euro ndihmë ushtarake, përcjell albinfo.ch.
“Sot këshilli ministror ka vendosur të ndajë gati 90 milionë euro ndihmë ushtarake për ukrainasit. Kjo është paketa më e madhe e ndihmës ushtarake për Ukrainën që vendi ynë ka vendosur të japë”, tha kryeministri belg, Alexander De Croo.
“Kjo paketë e re është në krye të 146 milionë eurove që tashmë ne kemi ndarë për ukrainasit”, shtoi ai.
Ndihma ushtarake është pjesë e një pakete më të madhe që përmban gjithashtu edhe ndihma humanitare për civilët.
Ndihma ushtarake përfshin raketa kundërajrore, raketa antitank, granata dhe municione, të cilat do t’i mundësojnë Ukrainës të vazhdojë “të mbrojë qytetarët e saj”, tha ministri belg i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












