Lajme
Roboti ChatGPT, me përmasa rekorde të përdorimit
Bota e digjitalizimit ka marrë përmasa të jashtëzakonshme gjithandej globit. Po ashtu, edhe përdorimi i inteligjencës artificiale në teknologji sa vjen e avancohet.
Së fundmi, kompania me seli në San Francisko, OpenAI, e ka prezantuar robotin më të ri, ChatGPT.
Roboti në fjalë është një aplikacion softuerik, i cili fitoi një milion përdorues vetëm pesë ditë pas lansimit në nëntor të vitit të kaluar.
Ky robot, i cili mund të prodhojë tekst të ngjashëm me njeriun, është shfrytëzuar për të gjitha llojet e përdorimeve, nga shkrimi i tregimeve të shkurtra, proza, muzika, zgjidhje të problemeve matematikore, përkthime, e madje edhe për t’iu ndihmuar përdoruesve për korrigjim të kodeve kompjuterike.
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar tashmë se roboti ChatGPT mund të zëvendësojë edhe njerëzit në punë.
Ditë më parë Microsoft konfirmoi një investim shumë milionëdollarësh në kompaninë amerikane OpenAI, krijuese e ChatGPT.
Për dallim nga roboti ChatGPT, i cili arriti në kohë rekorde suksesin e tij, shërbimeve të tjera të njohura në internet në përgjithësi u është dashur shumë më tepër kohë për të arritur shifrën e një milion përdoruesve.
Instagrami, më i përafërti
Platforma e njohur e mediave sociale Instagram arriti një milion përdorues në vetëm 2.5 muaj, megjithëse i matur nëpërmjet shkarkimeve të aplikacioneve.
Spotify dhe Dropbox gjithashtu e arritën sukses të shpejtë prej 1 milion përdoruesve në pesë, gjegjësisht shtatë muaj.
Rrjetit social më të popullarizuar në botë, Facebookut, i cili u themelua në vitin 2004, iu deshën 10 muaj që të arrijë në 1 milion përdorues.
Twitteri arriti shifrën e 1 milion përdoruesve pas 2 vjetëve nga themelimi i saj, ndërsa Netflixi 3 vjet e gjysmë./Reuters
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













