Lajme
Ja pse duhet të konsumoni bukë misri
Buka është një nga lëndët ushqimore më komplete.
Ajo i sjell organizmit substancat ushqyese më të nevojshme dhe vitale: makro-substancat (proteinat, hidrytet të karbonit, yndyrat) dhe mikro-substancat ushqyese (mineralet, vitaminat etj).
Buka është burim interesant i proteinave me prejardhje bimore. Normalisht kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit tonë, njeriu bën disa zgjedhje. Dhe natyrshëm lind pyetja, cila është më e mirë për organizmin tonë, buka e grurit apo ajo e misrit?
Normalisht buka e grurit është më e preferuar nga të gjithë, por është kategori njerëzish që do të ishte mirë që të konsumonin sa më shumë bukë misri.
Kjo për disa arsye të thjeshta:
Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstante nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak, transmeton noa.al. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.
Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.
Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.
Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











