Futboll
10 lojtarët më të shtrenjtë në botë
Superylli i PSG dhe Francës, Kylian Mbappé, është lojtari më i kushtueshëm në botë, i cili vlen 32 milionë euro më shumë se Erling Haaland, i Manchester City, sipas vlerësimeve të fundit të Football Benchmark.
Jude Bellingham, me 147 milionë euro, është futbollisti i tretë më i kushtueshëm dhe lojtari kryesor nën 21 vjeç.
Nëse merren në konsideratë rritjet më të mëdha të vlerës së lojtarëve që nga tetori 2022, Gavi i Barcelonës dhe Spanjës kryeson listën, me rritjen e vlerës me 51 milionë euro (70%) në 123 milionë euro.
Me rikthimin në formë të sulmuesit të Manchester United dhe Anglisë, vlera e Marcus Rashford është rritur me 28 milionë euro (48%), duke u renditur i shtati në lidhje me rritjen e vlerës.
Ekipi i Football Benchmark thotë se “në futbollin modern tregon shumë fakti që të gjithë 10 lojtarët me vlerën më të lartë në botë janë më pak se 25 vjeç”.
Jamal Musiala, Gavi, Federico Valverde dhe Bukayo Saka, që të gjithë, kanë hyrë në top 10 që nga korriku, duke zëvendësuar Harry Kane, Bruno Fernandes, Trent Alexander-Arnold dhe Mason Mount.
Nëse analizojmë kampionatet prej nga ku vijnë futbollistët, La Liga është kampionati me numrin më të madh të lojtarëve në top 10 (4), ndjekur nga Premier League angleze (3), Bundesliga gjermane (2) dhe Ligue 1 (1).
“Lojtari i parë i Serie A në klasifikimin tonë është Rafael Leão (Milan), i cili renditet i 21-ti” – thotë Football Benchmark, duke theksuar se “klasifikimi i fundit, ai në tetor 2022”, përfshinte shtatë lojtarë me vlerë mbi 100 milionë euro. Këtë herë, numri i tyre është rritur në nëntë.
Pesë nga dhjetë futbollistët U21 me vlerën më të lartë në botë luajnë në Bundesligën gjermane, duke përfshirë Jude Bellingham te Borussia Dortmund dhe Jamal Musiala te FC Bayern München.
Manchester City vijon të kryesojë klasifikimin e klubeve për vlerën më të lartë të skuadrës. Chelsea, aktive në tregun e transferimeve, është ngjitur në vendin e tretë në klasifikim në lidhje me vlerën e tregut (1.067 milionë euro).
“Dominimi i kampionatit anglez është i dukshëm.
Të gjithë të ashtuquajtur ‘Big Five’ janë ndër skuadrat me vlerën me të lartë në botë. Në tetor të vitit të kaluar, i vetmi klub me vlerë të skuadrës më të lartë se 1 miliard euro ishte Manchester City.
Aktualisht në klasifikim janë gjashtë skuadra, të cilat e kanë kapërcyer këtë prag”, thekson Football Benchmark.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










