Lajme
Serbia sërish refuzoi t’i vendosë sanksione Rusisë
Serbia sërish është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk respektoi vendimet e reja të Këshillit të BE-së në lidhje me masat ndëshkuese ndaj Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton ewb.
Në njoftim thuhet se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.
“Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së”, pohoi zyrtari evropian.
Kujtojmë se Kosova, e cila kohë më parë ka aplikuar për anëtarësim në BE, ka respektuar vendimet e BE-së në raport me Rusinë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











