Lajme
Kroacia dhe vështirësitë e përdorimit të euros
Nga 14 janari, euro nisi përdorimin zyrtar në Kroaci

Të tërheqësh para në Zagreb, nuk ishte një sipërmarrje e lehtë, në momentin që vendi përgatitej të zyrtarizonte euron nga 1 janari. Me këtë rast po bëheshin dhe përgatitjet e makinerive të para ATM, duke lënë vetëm një të tretën e tyre në funksion për të shpërndarë monedhën vendase kuna për pak ditë, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët shprehen se dëshirojnë të përfitojnë nga uljet në rastet kur paguhet me para në dorë dhe për ta bërë të mundur këtë duhet të shkojnë në një bankomat, por pjesa më e madhe e tyre ishin jashtë përdorimit.
Në mesin e muajit dhjetor bankat kroate filluan të heqin gradualisht 2700 nga 4 mijë ATM-të e vendit për tërheqjen e monedhës kuna, për t’i bërë gati për monedhën euro nga janari. Shoqata kroate e bankave ka prezantuar një hartë interaktive të të gjithë ATM-ve në vend për të ndihmuar njerëzit që të gjejnë atë që ndodhet më afër tyre.
Për sa i përket monedhës që njerëzit mund të përdorin, kuna dhe euro do të jenë në qarkullim nga 1 janari deri në mesnatën e 14 janarit. Pas kësaj date do të mund të përdoret vetëm euro. Por qytetarët mendojnë se problemi është më kompleks se sa vetëm tërheqja e parave. Sipas tyre, problemi i vërtetë është se me hyrjen në eurozonë, Kroacia humb sovranitetin e saj duke mos pasur asnjë mundësi ndikimi në botë. Ata theksojnë se kuna është konfirmim i sovranitetit të vendit.
Çështje të tilla janë të rëndësishme për disa kroatë, duke qenë se është një vend relativisht i ri. Kroacia shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991, por minoriteti i saj serb, i mbështetur nga Beogradi, pushtoi një të tretën e vendit me forcë. Kroacia rimori territorin e pushtuar në një ofensivë të vitit 1995. Kroacia është anëtare e Bashkimit Europian që nga viti 2013 dhe do të jetë republika e dytë ish-jugosllave, pas Sllovenisë, që do të fusë euron si monedhë zyrtare vendase.
Tamara Perko, kryetare e Shoqarës së bankave në Kroaci, u shpreh se kostojo e menjëhershme për vendin është rreth 100 milionë euro për gjithë procesin e kalimit nga kuna në euro. Për sa i përket kostos vjetore, janë 130 milionë euro të ardhura të humbura në vit. Ajo nuk dha detaje, por raportimet e mediave kanë vënë në dukje se bankat do të humbasin të ardhurat nga konvertimet në dhe nga euro pas ndryshimit.
Në ditën e madhe të ndryshimit më 1 janar, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri Andrej Plenkoviç planifikuan të bëjnë një shëtitje nëpër rrugët e Zagrebit, të pinë një kafe dhe ta paguajnë atë në euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj po ekspozohen në „Armaturën Flamatt“ Për artdashësit, pikturat e bukura të Marigona Tomës janë duke u ekspozuar me sukses në Wünnewil-Flamatt. ...
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €