Lajme
Cilat janë shtetet më të vogla në botë?
Që një subjekt të konsiderohet shtet, sipas Konventës së Montevideos, duhet të plotësojë katër kritere: popullsi permanente, territor të definuar sovran, qeveri dhe kapacitet për të krijuar marrëdhënie ndërkombëtare.
Megjithëse gjatë historisë janë bërë disa përjashtime, këto kritere mbeten bazë për njohjen e një shteti në arenën ndërkombëtare.
Aktualisht ekzistojnë rreth 200 shtete në mbarë botën, ndërsa karakteristikat e tyre ndryshojnë dramatikisht. Për nga sipërfaqja, ku llogaritet sipërfaqja tokësore dhe ujore, shtetet më të mëdha në botë janë Rusia, Kanadaja dhe Kina.
Por, cilat janë shtetet më të vogla në botë?
10 shtetet më të vogla në botë sipas sipërfaqes
Vatikani — 0.49 km²
Monakoja — 2 km²
Nauru — 20 km²
Tuvalu — 30 km²
San Marino — 60 km²
Liehtenshtajni — 160 km²
Ishujt Marshal — 180 km²
Shën Kitts dhe Nevis — 260 km²
Maldivet — 300 km²
Malta — 320 km²
Vendi me sipërfaqe më të vogël në botë është selia e Kishës Katolike, Vatikani. Me vetëm gjymë kilometri katror sipërfaqe, Vatikani është shtet brenda kryeqytetit italian, Romës.
Pas saj vjen Monakoja ultraluksoze me sipërfaqe prej vetëm 2 kilometra katrorë.
10 shtetet më të vogla në botë sipas popullsisë
Vatikani — 800
Nauru — 10.876
Tuvalu — 11.931
Palau — 18.169
San Marino — 34.017
Liehtenshtajni — 38.250
Monako — 39.511
Shën Kitts dhe Nevis — 53.544
Ishujt Marshal — 59.610
Dominika — 72.167
Edhe për nga popullsia, Vatikani mban primatin e shtetit me popullsi më të vogël në botë, me vetëm 800 banorë, kryesisht klerikë dhe shërbyes në Kishën Katolike. Pas Vatikanit, vijnë dy ishujt-shtete në Oqeani, Nauru dhe Tuvalu, me rreth 11 mijë dhe 12 mijë banorë respektivisht.
Nga ana tjetër, shtetet me popullsinë më të madhe në botë janë Kina dhe India me nga 1.4 miliardë banorë përafërsisht.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













