Lajme
Greqia nis zgjerimin e gardhit kufitar me Turqinë
Greqia, pothuajse do të dyfishojë gjatësinë e gardhit prej çeliku prej 5 metrash të lartë, përgjatë kufirit të saj lumor me Turqinë.
Gardhi, 37,5 kilometra i gjatë, do të zgjerohet me 35 kilometra përgjatë lumit, i cili për grekët njihet si “Evros” dhe për turqit si “Meriç”, njoftoi të shtunën ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.
“Gardhi i ri do të kushtojë rreth 100 milionë euro (108 milionë dollarë) dhe do të financohet nga buxheti grek”, shtoi ai.
Sipas ministrit, rreth 400 persona përpiqen çdo ditë të hyjnë ilegalisht në Greqi dhe në BE nga Turqia.
Vitin e kaluar, rojat kufitare greke ndaluan mbi 260 mijë migrantë që përpiqeshin të kalonin kufirin. Përveç kësaj, autoritetet greke thanë se rreth 1500 kontrabandistë të dyshuar u arrestuan në vitin 2022./Euronews
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











