Kosova
Mjaltë dhe limon, për një shëndet të mirë
Mjalti dhe limoni janë dy ushqime të shëndetshme natyrale, një kombinim që gjendet edhe në kultura të ndryshme për breza e breza me radhë. Kombinimi i mjaltit të pastër dhe të papërpunuar me lëngun e limonit të freskët është një ilaç popullor që ndihmon në shumë probleme shëndetësore, përfshirë edhe ato të tretjes. Shpesh mungesa e aciditetit të stomakut bën që procesi i tretjes të mos funksionojë siç duhet. Lëngjet acide të stomakut janë të rëndësishme për të shpërbërë ushqimin përpara se të arrijë në zorrën e hollë. Gjithashtu infeksionet e stomakut dhe shqetësime të ndryshme të zorrëve pengojnë aftësinë tretëse dhe mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku. Mjalti dhe limoni në këtë rast shfaqin veti nga të cilat përfiton i gjithë trakti tretës, me të cilat ju njohim më poshtë.
Vetitë e lëngut të limonit
Aciditeti tek lëngu i limonit mund të ndihmojë në aftësinë e acidit të stomakut për të tretur kimikisht ushqimin. Ai jo vetëm që siguron më shumë lëndë ushqyese që përthithithen nga zorrët tuaja, por largon edhe simptomat e dispepsisë, fryrjes dhe urthit. Lëngu i limonit gjithashtu shfaq veti antimikrobike dhe është një burim i pasur i vitaminës C, të cilat kombinohen për të reduktuar incidencën e infeksioneve në të gjithë traktin tuaj gastrointestinal.
Vetitë e mjaltit
Mjalti ka gjithashtu veti antimikrobike dhe si i tillë ai përdoret në mënyrë efektive për të lehtësuar disa forma të gastritit. Përveç kësaj, mjalti shfaq veti antioksiduese që mund të kontribuojnë në shëndetin e aparatit tretës duke eliminuar radikalet e lira, duke reduktuar inflamacionin dhe duke larguar toksinat. Mjalti që ka ngjyrë më të errët zakonisht ka më shumë veti antioksiduese sesa varietetet me ngjyrë më të çelët.
Përzierja e mjaltit dhe limonit
Mjalti dhe limoni kanë veti antimikrobike, antioksidante dhe janë burime të mira të lëndëve ushqyese. Një zgjidhje e mirë është përzierja e tyre në ujë pak të ngrohtë, por jo të vluar, për të tretur mjaltin përpara se të shtoni lëngun e limonit. Raporti është 1 lugë çaji mjaltë me 2 lugë çaji lëng limoni në një gotë me ujë të ngrohtë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










