Lajme
7 gabimet që bëjmë në përdorimin e vajit të ullirit
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është në top-listën e super ushqimeve për shkak të benefiteve të mëdha shëndetësore dhe shijes së tij. Vajrat e ullirit përmbajnë yndyra të shëndetshme, antioksidantë dhe vitamina. Një shishe vaj ulliri duhet të ketë patjetër vend në kuzhinën tonë, por pa informacionin e duhur ,ne tentojmë të bëjmë gabime në ruajtjen dhe përdorimin e tij. Sipas ekspertëve të nutricionit dhe gastronomisë, ka 7 gabime kryesore që ne mund t’i bëjmë kur përdorim vajin e ullirit.
Jo të gjithë vajrat e ullirit janë njësoj
Kur blejmë vaj ulliri, ne tentojmë të zgjedhim atë më të lirin, i cili na leverdis më shumë për xhepin, por harrojmë që jo të gjithë vajrat e ullirit janë njësoj. Ne përdorim një lloj vaj ulliri për gjithçka, duke mos e marrë në konsideratë qëllimin ideal të çdo vaj ulliri. Për shembull, disa pjata, si pastat apo dressings të sallatave, kërkojnë një shije më të fuqishme, prandaj është mirë të zgjidhni marka premium. Ka vajra ulliri me shije të ëmbël, me shije fryte dhe me shije të fortë. Kështu që zgjidhni vajin e duhur për pjatat e duhura.
Ruajtja e vajit të ullirit
Një nga gabimet më të zakonshme që bëjmë ne është se e ruajmë vajin e ullirit në vende ku i bie direkt drita e diellit. Nxehtësia ka shumë ndikim tek vajrat e ullirit. Kjo gjë mund të reduktojë benefitet shëndetësore dhe vlerat e vajit të ullirit. Ruajeni atë në temperaturën e dhomës, në qilar ose kudo ku nuk gjenerohet nxehtësi.
E gjykoni një ‘libër nga kopertina’
Si konsumatorë, ne tentojmë t’i blejmë produktet duke i parë me sy dhe duke gjykuar nga ajo që shohim. Zgjedhja e vajit të ullirit në bazë të ngjyrës dhe nuancës është diçka që duhet të ndryshojë. Tek vaji i ullirit ngjyra përcaktohet nga koha kur është vjelë e përpunuar. Në varësi të kohës apo sezonit kur është nxjerrë, ngjyra e tij varion. Kështu që kjo nuk do të thotë se njëri është më i mirë se tjetri.
Vaji i ullirit ka një datë skadence
Pjesa më e madhe e vajrave të ullirit skadojnë pas 24 muajsh. Kështu që ruajtja e tij për më gjatë minimizon vlerat dhe rrit aciditetin e shijes së saj. Mbajeni vajin e ullirit të vjetër veç atij që keni blerë të freskët.
Gatuani mbi nxehtësinë e lejuar
Vajrat e ullirit nuk janë të duhurat për skuqje të gjata ose gatime në nxehtë të lartë. Temperatura e duhur për të gatuar vajin e ullirit është 180 gradë, në të kundërt do t’i shkatërroheshin antioksidantët. Vaji i ullirit është shumë i mirë për metodat me avull dhe ushqimet e gatuara pak, por jo për ato që kërkojnë skuqje të gjatë.
Ruajtja në plastikë ose qelq të tejdukshëm
Vaji i ullirit është i ndjeshëm, kështu që ndryshimi i oksigjenit mund të sjellë edhe ndryshime të shijes e komponentëve të tij. Kështu që kur blini kontenierë për vaj ulliri, shmangni plastikën dhe qelqin e tejdukshëm. plastika mund të ndryshojë nivelet e oksigjenit në të, kurse xhami i tejdukshëm e bën më të ndjeshëm ndaj dritës dhe nxehtësisë. Blini enë qelqi me ngjyrë të errët.
Gatim me vajra delikate
Siç e thamë dhe më lart, jo të gjithë vajrat e ullirit janë njësoj. Ka vajra ulliri delikate që përdoren më tepër për aromën dhe shijen e tyre. Ato përdoren më tepër tek bukët, sallatat e ftohta, bruksetat dhe pastat. Gatimi me këto vajra, u pakëson atyre shijen, aromën dhe sigurisht, vlerat.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













