Kosova
William Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë
Ish-shefit të misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadorit William Walker, të premten iu nda titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë.
Walker gjatë fjalës së tij tha se do donte të fliste për masakrën e Reçakut, por siç tha ai, këto fjalë do t’i ruajë për të dielën (15 janar), ditën kur ka ndodhur masakra e Reçakut në vitin 1999.
Ish-ambasadori i OSBE-së pas marrjes së titullit “Doctor Honoris Causa” falënderoi Universitetin “Haxhi Zeka”, ndërsa tha se është krenar për marrjen e këtij titulli nga ky universitet.
Ai gjithashtu tha se këtë titull është duke e marrë në njërën nga qytetet më të parapëlqyera të tij, Pejë. Walker tha se i ka miq të mirë Behgjet Pacollin dhe Ekrem Llukën, ndërsa lëshoi edhe një batutë për kryeministrin Kurti e Behgjet Pacollin.
“Dua të falënderoj Universitetin ‘Haxhi Zeka’ për nderin që më keni bërë mua sot. Kam dëgjuar shumë për këtë universitet dhe jam krenar që ta marr çmimin sot. Kjo po ndodh sot në Pejë, njëri nga vendet e parapëlqyera në Kosovë. Mendoj që Kurti dhe Pacolli do të donin të kishin lindur në Pejë. Prej vizitës time të parë në Kosovë, asnjëherë nuk e kam lënë pa e vizituar Pejën. Kam marrë gjithmonë mikpritje të ngrohtë, si nga Ekrem Lluka, familja Kelmendi, rektori i Universitetit etj”, u shpreh ai.
Ai po ashtu tha se kudo që ka shkuar nëpër botë, askund nuk ka dëgjuar të jetë kënduar më bukur kënga e vendit të tij.
“Siç është përmendur në biografinë time, kudo që kam shkuar si ambasador çdo herë është kënduar kënga e vendit, mirëpo asnjëherë nuk është kënduar më bukur se si kori sot këtu. Himnin tim kombëtar që këta e këndojnë aq shumë bukur, kjo më bën të mendoj që ata e kanë kënduar shumë shpesh”.
Walker po ashtu përmendi edhe periudhën e pandemisë, ku tha se fatkeqësisht për tri vite radhazi nuk ka arritur t’i vizitojë qytetarët e Reçakut.
“Fatkeqësisht në vitet 2020, 2021 dhe 2022 s’kam arritur t’i vizitojë qytetarët e Reçakut, kjo për shkak se nuk ndihesha mirë, dhe kam mbetur në shtëpinë time, për shkak të COVID-19. Jam shkëputur pak nga Kosova këto vite. Një qeveri e re erdhi në vend, personalitete të reja erdhën që do të udhëheqin me këtë vend. Një udhëheqësi e re, e cila duhet të testohet…Kanë ndodhur trazira më tej në peizazhin evropian këto vite. Pra, këto kanë qenë vite të rëndësishme në Kosovë, një kryeministër i ri, kabinet i ri dhe uroj që të bëni zgjidhje të problemeve me të cilat ky vend po përballet”, ka thënë ai, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









