Kosova
Kryediplomatja sllovene: Liberalizimi i vizave për Kosovën është lart në listën e prioriteteve
Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, deklaroi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në krye të listës së prioriteteve të Bashkimit Evropian (BE) dhe se është përgjigje kyçe ndaj rritjes së ndikimi rus në këtë rajon, përcjell albinfo.ch.
Më 13 janar, në Sarajevë, Fajon diskutoi me ministren e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës (BH), Bisera Turkoviq, për marrëdhëniet midis dy vendeve, ndikimin rus në Bosnjë e Hercegovinë dhe reformat e nevojshme me të cilat përballen institucionet e këtij vendi në rrugën evropiane.
Ajo i uroi qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe premtoi ndihmë profesionale në zbatimin e reformave të nevojshme, me të cilat do të përballet Bosnjë e Hercegovina në rrugën e saj drejt BE-së.
“Sllovenia ia zgjati dorën Bosnjë e Hercegovinës dhe në radhë të parë varet nga ju se sa fort do ta shtrëngoni atë dorë të shtrirë nga Sllovenia dhe BE-ja”, tha Fajon.
Ajo shtoi se institucionet e Bosnjë e Hercegovinës do të duhet të bëjnë pjesën e tyre të detyrës dhe të përmbushin 14 prioritetet e caktuara nga Komisioni Evropian dhe se pikërisht kjo do të përcaktojë shpejtësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Fajon theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Sllovenisë janë të mira dhe nuk ka çështje të mëdha të hapura ndërmjet dy vendeve. Siç tha ajo, në Bosnjë e Hercegovinë operojnë rreth 100 kompani sllovene, të cilat punësojnë rreth 15 mijë qytetarë të Bosnjë e Hercegovinës.
“Këmbimi i mallrave po shënon rritje dhe aktualisht është rreth gjysmë miliardë euro”, tha Fajon, duke shtuar se gjatë vizitës do të takohet me biznesmenë dhe komunitetin akademik për të diskutuar mbi mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Unë jam njoftuar me rritjen e ndikimit rus në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Fajon, duke shtuar se uniteti në Evropë është vendimtar për t’iu përgjigjur pushtimit rus në Ukrainë.
“Negociatat me Maqedoninë e Veriut, regjimi pa viza për Kosovën dhe zgjerimi në Ballkanin Perëndimor janë lartë në listën e prioriteteve”, tha Fajon, duke shtuar se Sllovenia për këtë do të ofrojë ndihmën teknike e politike dhe se është thelbësore që Bosnjë e Hercegovina, pas formimit të qeverisë së re, të vazhdojë në rrugën e saj drejt BE-së.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq, tha se vendi i saj po përballet me përpjekjet e vazhdueshme të forcimit të ndikimit dhe destabilizimin rus.
“Janë njoftimet e mediave ruse që paralajmërojnë turbulenca të mëtejshme në Kosovë, por edhe në BH. Kemi pasur disa përpjekje nga ekspertë mjeko-ushtarakë rusë në kohën e COVID-it. Kemi pasur një autokolonë që priste thirrjen nga Mostari. Kemi pasur dy aeroplanë që kanë arritur dhe doli që nuk ishin ekspertë mjekësorë, por ushtarakë”, tha Turkoviq.
Ajo shtoi se njoftimet e përditshme dhe destruktive për shkëputjen nga Bosnjë e Hercegovina të entitetit Republika Sërpska dhe për bashkimin e saj me Serbinë, përmes promovimit të “Botës Serbe”, nuk janë aspak të padëmshme dhe vijnë me mbështetjen e fuqishme të Rusisë.
Ajo tutje tha se dhënia e dekoratës për Vladimir Putinin në Republikën Sërpska “është një shuplakë ndaj gjithë botës demokratike”.
Fajon do ta vizitojë Kosovën më 16 janar.
E-Diaspora
-
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër Dy kandidatët shqiptarë fitojnë mandatet në zgjedhjet lokale të 7 majit 2026 nën siglën e Partisë... -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












