Lajme
Scholz dhuron 40 tanke për Ukrainën
Gjermania i ka dhuruar Ukrainës 40 automjete të blinduara “Marder”, të cilat do të arrijnë në fushëbetejë para fundit të marsit. Pos tankeve kancelari gjerman, Olaf Scholz, u kujdes që ushtria e tij të trajnojë edhe ushtarët ukrainas për përdorimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Se ky proces po ecën sipas zotimeve erdhi të sigurohet ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.
“Pra, tani mund të sigurojmë angazhimin e kancelarit gjermane për të mbështetur Ukrainën me “Marder”. Ne do të sigurohemi që deri në fund të tremujorit të parë 40 “Marder” si dhe ushtarë të trajnuar ukrainas të nisen në Ukrainë, deklaroi Christine Lambrecht, ministre gjermane e Mbrojtjes.
Kjo dërgesë, sipas Lambercht, nuk do ta dobësojë ushtarakisht ushtrinë gjermane.
“Ne mund të garantojmë se ky dorëzim po bëhet me sa më pak kufizime për Bundesver-in. Ajo që mund të them është se 40 Mardert nuk janë marr nga forcat aktive tha Christine Lambrecht, Ministre Gjermane e Mbrojtjes.”
Scholz së fundmi ka rritur shpenzimet ushtarake të Gjermanisë duke vendosur që t’i dërgojë ndihma municioni Ukrainës.
Në fillim të luftës kishte refuzuar ta bënte këtë me frikën e shpërthimit të konfliktit të drejtpërdrejtë me Rusinë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










