Lajme
10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2023
Zbulohet pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2023
Pasaportat aziatike u ofrojnë udhëtarëve liri më të madhe në vende të ndryshme të botës, sipas një raporti të ri të publikuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global me qendër në Londër, Henley & Partners, përcjell albinfo.ch.
Qytetarët japonezë gëzojnë akses pa viza ose viza sipas kërkesës në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, vetëm pak përpara Singaporit dhe Koresë së Jugut, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë lirisht 192 vende.
Dhe tani që Azia-Paqësori po hapet pas pandemisë, qytetarët e saj kanë më shumë gjasa ta përdorin përsëri atë liri udhëtimi.
Në Europë Gjermania dhe Spanja janë të lidhura në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.
Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.
Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara shfaqen në numrin 7, krahas Belgjikës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.
Shtetasit afganë ulen sërish në fund të indeksit dhe mund të hyjnë në vetëm 27 vende pa kërkuar vizë paraprakisht.
Pasaportat më të mira në vitin 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley
1.Japoni (193 destinacione)
2.Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)
3.Gjermani, Spanjë (190 destinacione)
4.Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)
5.Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)
6.Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
7.Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke (186 destinacione)
8.Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185 destinacione)
9.Hungari, Poloni (184 destinacione)
10.Lituani, Sllovaki (183 destinacione).
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











