Lajme
Tensionet rritin nevojën e shërbimit ushtarak në botë
Përveç konfliktit të armatosur ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, çdo ditë e më tepër rritet tensioni edhe ndërmjet Kinës dhe Tajvanit.
Si rrjedhojë e tensioneve të fundit, kur Kina ka rritur trysninë ushtarake, diplomatike dhe ekonomike për të avancuar pretendimet e saj mbi Tajvanin, kjo e fundit ka vendosur të ndërmarrë masa konkrete për të forcuar radhët e saja.
Kështu, sipas presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen, Tajvani do të zgjasë shërbimin e detyrueshëm ushtarak nga katër muaj që e ka aktualisht, në një vit.
Ky vendim do të hyjë në fuqi duke filluar prej vitit 2024.
Rekrutët do të marrin gjithashtu një pagë mujore më të lartë, duke u rritur nga 6,500 NT$ (211 USD) në 26,307 NT$ (856 USD), afërsisht e ngjashme me pagën minimale.
Çështja e shërbimit ushtarak mbetet një ndër sfidat më të mëdha të shteteve në mbarë botën.
Afro 30 shtete, me shërbim ushtarak
Për momentin më pak se 30 shtete ende kërkojnë grupmosha të tëra për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por periudha kohore varion nga shteti në shtet.
Siç tregojnë të dhënat e Statista, Koreja e Veriut qëndron në skajin tjetër të spektrit për sa i përket kohëzgjatjes, megjithëse raportet e mediave ndryshojnë.
The Guardian raportoi 10 vjet për burrat dhe 7 për gratë që nga viti 2015, ndërsa Indian Express i vendos shifrat më afër 8 vjet për burrat dhe 5 për gratë. Sipas raportimeve të mediave, ata në klasën elitare zakonisht janë në gjendje të shmangin rekrutim.
Edhe Izraeli ka një rekrutim mjaft të gjatë dhe rigoroz, megjithëse shumë më të shkurtër se Koreja e Veriut.
Sipas IDF, shumica e burrave izraelitë mbi 18 vjeç, të cilët janë hebrenj, druze ose çerkezë, duhet të shërbejnë në Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për 32 muaj dhe gratë për 24 muaj.
Ndërkohë, në Egjipt, rekrutimi është i detyrueshëm për meshkujt nga mosha 18 deri në 30 vjeç deri në 36 muaj.
Në Iran ushtria është e detyrueshme për meshkujt mbi 18 vjeç dhe atë në periudhë nga 18-24 muaj.
Koreja e Jugut, e cila teknikisht është ende në luftë me Korenë e Veriut, gjithashtu ka rekrutim të detyrueshëm për të gjithë burrat e aftë për punë për një periudhë nga 18 muaj deri në 21 muaj, në varësi të rrethanave. Disa atletë dhe artistë klasikë lejohen të shtyjnë ose të heqin dorë nga ushtria tërësisht. Grupi K-Pop BTS solli në dritë këtë çështje kohët e fundit, me debate nëse ata mund të përjashtoheshin nga shërbimi. U mor vendimi që burrat mund të shtyjnë ftesën e tyre ushtarake deri në moshën 28 vjeç dhe ata që punojnë në industrinë e argëtimit tani lejohen të shtyjnë shërbimin e tyre derisa të mbushin 30 vjeç. Anëtari më i vjetër i BTS, Jin, tani ka filluar ushtrinë e tij të detyrueshme.
Pas Koresë së Jugut vijojnë shtetet si Eritreja me shërbim të detyrueshëm ushtarak 6-18 muaj, Türkiye 6-12 muaj dhe së fundmi Tajvani me 4 muaj.
Vendet ku rekrutohen edhe gratë
Ndërsa shumica e vendeve të rekrutimit rekrutojnë vetëm burra, disa vende, duke përfshirë Korenë e Veriut, Izraelin, Norvegjinë, Suedinë, Eritrenë dhe Mozambikun, gjithashtu rekrutojnë gra./trtbalkan
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












