Kosova
Suedia kritikon bllokimin prej Turqisë të anëtarësimit të saj në NATO
Kryeministri i Suedisë Kristersson flet për pengesat e Ankarasë drejt anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ndërsa Anakaraja nuk nxitohet shumë në këtë proces. Suedia dhe Finlanda duan anëtarësimin, përcjell albinfo.ch.
Pas agresionit rus në Ukrainë dhe shtimit të frikës se Rusia mund të sulmojë edhe vende të tjera fqinje, Suedia ushtarakisht neutrale ka paraqitur një kërkesë të përbashkët për anëtarësim në NATO me Finlandën. Kërkesa është paraqitur në maj të vitit 2022 dhe prej atëherë, ky vend po përpiqet të zbusë bllokadën e Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Sipas kryeministrit suedez Ulf Kristersson, Ankaraja ka bërë disa kërkesa të cilat janë duke penguar anëtarësimin e shpejtë të Suedisë në NATO. “Turqia ka konfirmuar se ne kemi bërë atë që i kemi premtuar”, tha Kristersson në një konferencë të sigurisë dhe mbrojtjes në Sälen, në Suedinë perëndimore, të dielën. “Por ata gjithashtu thonë se kanë kërkesa që ne nuk mund dhe nuk duam t’i përmbushim. Dhe tani vendimi i takon
Turqisë.” Ai mbetet i bindur se Turqia do të pranojë pranimin e Suedisë. “Por ne thjesht nuk e dimë se kur do të ndodhë kjo.”
Turqia si anëtare e NATO-spo bllokon pranimin e vendeve nordike në këtë aleancë, duke përmendur ndër të tjera edhe mbështetjen e supozuar të Suedisë për “organizatat terroriste”, si Partia e ndaluar Punëtore Kurde (PKK). Vendi kishte bërë një sërë kërkesash si kusht për ratifikimin e të ashtuquajturave protokolle të anëtarësimit. Ndër të tjera, Turqia kërkon një luftë më të fortë kundër “terrorizmit” dhe ekstradimin e dhjetëra personave. Pak para Krishtlindjeve, ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se zbatimi i marrëveshjeve “nuk është madje as në gjysmë të rrugës”.
Stoltenberg pret anëtarësimin gjatë vitit 2023
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh optimist në margjinat e konferencës së sigurisë në Suedi. Ai pret që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen NATO-s në vitin 2023. Të dy vendet janë “përkushtuar qartë për bashkëpunim afatgjatë me Turqinë”, tha Stoltenberg. Prandaj, “tash ka ardhur koha të përfundojmë procesin e anëtarësimit dhe të ratifikojmë protokolin e anëtarësimit”.
I pyetur për një datë të mundshme pranimi, ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto tha në takim se vendi i tij do të donte të anëtarësohej në të njëjtën kohë me Suedinë. Finlanda “nuk është duke u ngutur”. Ajo do të presë derisa edhe Suedia të marrë dritën jeshile për anëtarësim të përbashkët në NATO./ DW
E-Diaspora
-
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër Dy kandidatët shqiptarë fitojnë mandatet në zgjedhjet lokale të 7 majit 2026 nën siglën e Partisë... -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











