Të tjera
BE-ja paralajmëron presidentin serb të Bosnjës, Milorad Dodik
Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Serpska të Bosnjë e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t’i dhënë presidentit rus, Vladimir Putin, ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’.
Këtë qëndrim të BE-së e bëri publik në një konferencë për media zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha Stano.
Presidenti i entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin më 8 janar për, siç u tha, “kujdesin patriotik dhe dashurinë [e Putinit] për Republikën Sërpska”.
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë Raportohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia...
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
Jeta në Austri
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit? Midis skandaleve politike dhe një tregu mediatik në rënie, Austria është renditur vazhdimisht në nivele të...
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze