Lajme
Britania e Madhe do të dërgojë raketë në hapësirë përmes një avioni të zakonshëm
Britania po përgatitet për lëshimin e parë të një rakete hapësinore në territorin e saj. Nëse gjërat shkojnë sipas planeve, satelitë të shumtë do të dërgohen në hapësirë nga stacioni i Kornuollit.
Misioni “Start Me Up” është emërtuar kështu sipas këngës së vitit 1981 të grupit Rolling Stones. Raketa do të lëshohet në ajër përmes një Boeingu 747 të modifikuar, i cili fillimisht do të fluturojë në mënyrë horizontale.
“E bukura e lëshimit horizontal është se mund të përdorim edhe një aeroport. Nuk na duhet të ndërtojmë një platformë nisjeje në ndonjë lokalitet të largët. Aeroporti që kemi zgjedhur është ai i duhuri si pas uljen edhe për nisjen e avionit, që këtë herë ka një raketë në një nga krahët e tij”, tha Melisa Thorpe, shefe e stacionit të Kornuollit.
Misioni historik pritet të nisë në 10 e 16 të mbrëmjes, me orën britanike, dhe të dhënat do të pasqyrohen vazhdimisht në ditët në vazhdim.
Rreth një orë nga nisja e fluturimit, raketa do të lëshohet 35 mijë këmbë mbi oqeanin Atlantik, në jug të Irlandës.
Më pas avioni do të kthehet në stacion, ndërsa raketa do të ndezë motorin e saj dhe do të transportojë për në orbitë satelitët e vegjël, të pajisur me aplikacione për qëllime civile dhe mbrojtëse./Reuters
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












