Kosova
Politikani serb thotë se plagosja e dy fëmijëve serbë të Kosovës ka lidhje me Vuçiqin
Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, ka reaguar pas plagosjes me armë zjarri të dy fëmijëve serbë të Kosovës në komunën e Shtërpcës.
Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar një pjesëtar të FSK-së, si të dyshuarin kryesor për plagosjen me armë zjarri të një 11-vjeçari dhe një 21-vjeçari në fshatin Djarkovc të Shtërpcës.
“Kur të arrestohet publikisht ‘Shqiptari’ me emër dhe mbiemër të plotë, i cili gjoja ka qëlluar në Shtërbac mbi fëmijët e pafajshëm serbë të veshur me pemën e Krishtlindjes, atëherë do të besoj se kjo nuk ka lidhje me ty dhe klanin tuaj kriminal të Wagnerit, krimineli dhe i çmenduri Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
“Tash u kujtuat pas 10 vjetësh të diktaturës dhe sundimit tuaj, befasisht për herë të parë të shkoni në Hilendar për Krishtlindje! A është kjo alibia juaj? Në Hilendar, ku një krim i tillë ndodhi kundër fëmijëve serbë dhe pikërisht gjatë Krishtlindjeve. Ik i çmendur!”, shkroi më tutje ish-kandidati për president të Serbisë.
Ai ka tërhequr një paralele edhe me kohën kur pjesëtarë të xhandarmërisë serbe në vitin 1999 kishin vrarë disa fëmijë serbë të Kosovës në Pejë dhe kishin fajësuar shqiptarët për këtë krim.
“Ky është i njëjti dorëshkrim për fëmijët e pafajshëm serbë të vrarë në kafenë ‘Panda’ nga mercenarë serbë me urdhër të UDB-së. Banda komuniste. Kujt po përpiqesh t’ia shesësh këtë si urrejtje të shqiptarëve ndaj serbëve, dhe atë fëmijëve në festën më të madhe serbe, Krishtlindjet?!
Sigurisht jo mua, horr!”, përfundoi Sanduloviq.
Ndryshe, Sanduloviq ka qenë edhe truproja i kryeministrit të vrarë të Serbisë, Zoran Gjingjiq.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë










