Kosova
Çitaku i drejtohet Kurtit: “Amater e i padijshëm”
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të sqarojë se si ka shkuar procesi i dialogut deri në atë pikë sa aleatët tanë tani po thonë se nuk është koha për njohje reciproke, përcjell albinfo.ch.
Çitaku këtë reagim e ka bërë referuar një deklarate të ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se “Përderisa qëllimi i fundëm ishte njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila për fat të keq tani nuk është e mundur, sfidat e sotme ende mund të tejkalohen”.
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?
Duhet të jesh tejmase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vjetët e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.
Ja gjenialiteti i Kryeministrit”, shkruan Çitaku ndër të tjera.
Ajo edhe dje në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net tha se faji është tek politika e papërgjegjshme e Qeverisë dhe Presidencës.
“Qeveria dhe Presidentja duhet të sqarojnë se si kemi arritur në këtë situatë. Politika e papërgjegjeshme dhe amatoreske ka pasoja. Kjo duket të jetë një nga to”, tha dje Çitaku.
Një reagim dje gjatë ditës pati edhe nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili tha se Qeveria duhet t’i tregojë popullit se ka katandisur punën që e kanë bërë ShBA-të të deklarojnë se nuk është është koha për njohje nga Serbia.
“Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor të Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër”, tha Hoti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












