Lajme
2 kompanitë që kanë nevojë për më shumë punëtorë në Zvicër
Tregu i punës i Zvicrës në tërësi po përjeton një bum, me sektorë të ndryshëm, si kujdesi shëndetësor dhe IT që kërkojnë personel. Por dy punëdhënës kanë nevojë veçanërisht për 'gjak të ri'
Shumë pozicione me pagesë të lartë – mbi 250,000 aktualisht – janë vakante në gjithë vendin. Dhe rreth 70,000 nga këto vende pune vijnë nga 25 profesionet që kanë më shumë nevojë për punonjës të rinj.
Është interesante se dy kompanitë që do të krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës janë – SWISS Airline dhe Rolex, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Swiss
Pas pushimit nga puna të qindra punëtorëve gjatë pandemisë, linja ajrore kombëtare është nisur sërish – si përsa i përket udhëtimit ashtu edhe punësimit.
Linja ajrore do të donte të punësonte rreth 1,500 punonjës këtë vit, ndërsa kompania e trajtimit tokësor Swissport planifikon të rrisë fuqinë punëtore aktuale me 800 deri në 1,000 punonjës më shumë deri në verë.
Faqja e internetit SWISS po tregon se kompania po rekruton personel fluturimi për qendrën e saj të Cyrihut.
Firma po kërkon gjithashtu drejtues të operacioneve, analizave të biznesit, shkencëtarë të të dhënave, inxhinierë, drejtues shitjesh dhe profesionistë të tjerë.
Rolex
Ndërsa kompania e orëve luksoze nuk ka publikuar numrin total të vendeve të lira të punës.
Megjithatë, ajo tha se kërkesa për produktet e saj është aq e lartë, saqë duhet të rrisë prodhimin e saj dhe për këtë arsye të punësojë punonjës të rinj.
Gjithashtu, kompania e prodhimit të orës planifikon të ndërtojë një fabrikë të re në Bulle (Fribourg) me 2000 vende pune.
Tani për tani, ajo është në kërkim të specialistëve të ndryshëm si për selinë e saj në Gjenevë, ashtu edhe për fabrikën e saj në Biel / Bienne. Ndër pozicionet e shpallura aktualisht janë riparues orësh, teknikë, koordinatorë logjistikë, menaxherë të të dhënave të produktit dhe të tjerë.
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit












