Lajme
Për herë të parë në vite, Danimarka nuk regjistron asnjë grabitje banke
Transaksionet me para në dorë në vendin nordik pothuajse nuk ekzistojnë më. Danezët po përdorin kartat e kreditit dhe telefonat inteligjentë për të bërë pagesa.
Shoqata daneze e punonjësve të bankave mirëpriti lajmin të martën se gjatë vitit 2022 nuk kishte pasur asnjë grabitje banke.
“Finance Denmark”, shoqata e sektorit bankar, tha se vetëm rreth 20 filiale bankash në gjithë vendin kanë në gjendje para kesh. Por numri i degëve të bankave ka rënë nga 219 në vitin 1991, në 56 gjatë vitit 2021, tha në një deklaratë zëdhënësi Steen Lund Olsen.
Njoftimet mediatike vunë në dukje se në Danimarkë tërheqja e parave në banka ka rënë me rreth tre të katërtat çdo vit gjatë gjashtë vjetëve të fundit. Në vitin 2000 u regjistruan 221 grabitje bankash, tha shoqata “Finance Denmark” dhe në vitin 2021 pati vetëm një grabitje.
Keqbërësit e drejtuan vëmendjet te bankomatët, duke shënuar 18 grabitje në vitin 2016. Por edhe grabitjet e bankomatëve kanë rënë në zero mes shtimit të masave të sigurisë dhe atyre teknike, sipas shoqatës.
“Finance Denmark” thotë se vitet e fundit keqbërësit e kanë përqendruar vëmendjen tek mashtrimet në hapësirën kibernetike./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










