Lajme
Shqetësimi global për shpërthimin e koronavirusit, BE njofton sot masa të reja
Cilat vende kanë vendosur masa?
Sot pritet të merren vendimet e BE-së për një qasje të përbashkët për të trajtuar shpërthimin e koronavirusit në Kinë. Vendimet mund të përfshijnë maska dhe teste të detyrueshme përpara se pasagjerët të largohen nga vendi, ranë dakord dje zyrtarët shëndetësorë të BE, përcjell albinfo.ch.
Shumica dërrmuese e vendeve mbështesin ekzaminimin para nisjes. Masa të tilla do të ishin në kontrast me rekomandimet e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), e cila tha se rregullat e shqyrtimit dhe kufizimet e udhëtimit nuk justifikohen nga të dhënat e deritanishme.
Cilat vende kanë vendosur masa?
Disa vende evropiane, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën, kanë vendosur testime të detyrueshme për fluturimet nga Kina. Nga ana tjetër, Belgjika vendosi të vazhdojë me analizën nga avionët e ardhur nga Kina, për të zbuluar ndonjë variant të ri të virusit.
Si masë paraprake, SHBA dhe disa vende të tjera – përfshirë Italinë, Japoninë dhe Izraelin – kanë njoftuar se do të kërkojnë që udhëtarët nga Kina të testohen për virusin. Koreja e Jugut mori një vendim përkatës të premten, i cili do të qëndrojë në fuqi deri në shkurt 2023.
Franca dhe Britania kanë njoftuar se do të kërkojnë që udhëtarët nga Kina të tregojnë një test negativ 48-orësh përpara nisjes. Masa do të zbatohet nga 5 janari në Britani, ndërsa nga ditët e para të janarit në Francë. Spanja kërkon një “test negativ” ose “çertifikatë të vaksinimit të plotë”.
Gjermania ka propozuar ngritjen e një “observatori” të varianteve të Covid në aeroporte, pa imponuar teste për udhëtarët. Zvicra ka treguar se nuk planifikon të rrisë kontrollin e pasagjerëve nga Kina. Masat paraprake të marra nga shumë vende janë të kuptueshme për shkak të mungesës së informacionit nga Pekini, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Kina kërcënon vendet që vendosin masa ndaj udhëtarëve të saj
“Ne besojmë se kufizimet e disa vendeve për hyrjen e udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe disa masa të tepruara janë të papranueshme,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtyp të martën.
“Ne kundërshtojmë fuqimisht përpjekjet për të manipuluar masat e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19 për të arritur përshtatshmërinë politike dhe Kina do të marrë masat përkatëse bazuar në parimin e reciprocitetit në situata të ndryshme”, tha Ning.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













