Lajme
10 thëniet e preferuara mbi pozitivitetin
E dimë që ka njerëz në botë që zgjedhin ta shohin gotën gjysmë bosh, në vend që ta shikojnë atë gjysmë plot. Duke qenë një optimist i përjetshëm, besoj se Ne (optimistët) mund ta fitojmë “betejën” për t’i bindur Ata (që e shohin gotën gjysmë bosh) të zgjedhin të bëjnë të njëjtën gjë për të qenë pozitivë.
Personalisht e konsideroj çdo gotë gjysmë plot si një oportunitet për ta mbushur atë, për të filluar një bisedë të re dhe mbase për të gjeneruar një ide të madhe.
Të qenit pozitiv ndihmon në çdo aspekt të jetës, por është e lehtë ta harrosh impaktin e fuqishëm që mbart kjo mënyrë sjellje dhe veprimi. Ndaj nëse po përpiqeni të kundroni anën e shndritshme të jetës, hidhini një sy disa nga thënieve të mia të preferuara nga mendjet më të ndritura për rëndësinë e të qenit pozitiv.
Besoj se gjithçka është e mundur të arrihet, nëse keni mendësinë e duhur dhe dëshirën për ta arritur diçka si edhe nëse vendos të shpenzosh kohën tënde me të. – Roger Clemens
Për të mbajtur një qëndrim pozitiv, duhet të zhvillojmë një vizion pozitiv. – Dalai Lama
Shumë pak gjëra në botë janë më të fuqishme se një shtytje pozitive. Një buzëqeshje. Nje fjalë optimizmi dhe shprese. Një “Ti mund t’ia dalësh”, kur gjërat bëhen të vështira. – Richard M. DeVos
Kur i zëvendëson mendimet negative me ato pozitive, atëherë do të fillosh të arrish edhe rezultate pozitive. – Willie Nelson
Puno shumë, qëndro pozitiv dhe zgjohu herët. Ështe pjesa më e mirë e ditës. – George Allen, Sr
Qëndrimet tuaja janë si një kuti me pastela që ngjyrosin botën tuaj. Nëse ngjyros gjithë kohën me gri, atëherë pikturat tuaja do të jenë gjithmonë të zymta. Provoni t’i shtoni ngjyra të ndezura pikturës duke përfshirë humorin, dhe piktura juaj do të ndriçohet. – Allen Klein
Ju përbëni shumën totale të gjithçkaje keni parë, dëgjuar, ngrënë, ju kanë treguar dhe harruar – Është gjithçka aty. Gjithçka na ndikon dhe për këtë arsye unë përpiqem të sigurohem që përvojat e mia të jenë pozitive. – Maya Angelou
Besoni që jeta ia vlen të jetohet dhe besimi juaj do të ndihmojë ta krijojë këtë realisht. – William James
Diçka pozitive është gjithmonë më mirë se asgjë negative. – Elbert Hubbard
Ndjenjat pozitive vijnë nga të qenit i ndershëm me veten dhe duke pranuar personalitetin tuaj bashkë me karakteristikat fizike; si edhe nga të pasurit e një familje, e cila ju pranon plotësisht pa paragjykim. – Willard Scot.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










