Lajme
Zgjerohet skandali i korrupsionit në Parlamentin Evropian
Skandali i korrupsionit që shpërtheu në BE duket se po shkon drejt zgjerimit.
Së fundmi kryetarja e Parlamentit Europian ka ndërmarrë lëvizjet e para për t’u hequr imunitetin dy euro-deputetëve të tjerë që rezultojnë të përfshirë në skemën e lobimit për Katarin dhe Marokun, përcjell albinfo.ch.
Procedura është ndërmarrë në formë urgjente nga kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola, për t’u hequr mbrojtjen ligjore dy ligjvënësve, pas një kërkese të autoriteteve gjyqësore belge.
Skandali u bë publik në dhjetor të vitit që lamë pas, kur u arrestua euro-deputetja greke Eva Kaili, e cila akuzohet se ka pranuar shuma të mëdha parash për të lobuar në favor të Katarit dhe Marokut në Parlamentin Evropian.
Ndërkohë Metsola theksoi se personat përgjegjës do ta kuptojnë shumë shpejt se Parlamenti është në anën e ligjit.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











