Shqipëria
Edhe në vitin 2023 parashihet ikje e shqiptarëve drejt Evropës

Emigrimi, largimi i të rinjve dhe profesionistëve ka qenë kryetemë bisedash në vitin 2022, si në diskursin e politikanëve; në akuzat që shkëmbehen mes mazhorancës dhe opozitës; në takimet e biznesmenëve, për vështirësitë që ndeshin në gjetjen e punonjësve të kualifikuar; në ligjërimet e ndërkombëtarëve lidhur me migracionin e paligjshëm; si dhe në shtëpitë e shqiptarëve që çdo ditë e më shumë iu mungojnë familjarët e tyre. Shtrenjtimi i nivelit të jetesës dhe hapja e rrugëve pas pandemisë evidentohen si shkaqet kryesore për shifrat e larta të largimeve nga vendi këtë vit.
Në mungesë të një statistike zyrtare, shifrat e largimeve nga Shqipëria, gjatë vitit 2022 vijnë si një puzzle nga e gjithë bota dhe çdo destinacione në kërkim të një jete më të mirë. Bashkimi Europian regjistroi për 8 muajt e parë të vitit mbi 8 mijë azilkërkues të regjistruar për herë në parë, nga të cilët 2500 ishin minorenë. Nga lotaria e përvitshme, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas ambasadës janë larguar plot 2 mijë persona. 11,675 të rinj listohen zyrtarisht si studentë anembanë botës. Ndërsa ata të larguar ilegalisht drejt Britanisë së Madhe, shpeshherë duke rrezikuar jetën nëpër gomone, sipas “The Independent” ishin plot 12 mijë shqiptarë, përcjell albinfo.ch.
“Viti 2022 ka qenë një vit kur emigracioni ka njohur intensitet shumë të lartë, krahasuar me vitet e tjera”, thotë për a2 Ilir Gëdeshi, ekspert i studimeve sociale dhe ekonomike. “Duke e lidhur këtë edhe me faktin që ishte një vit pas pandemisë dhe me pasojat e krizës ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë”.
Ndërsa përgjigjen e ndjejmë në përditshmërinë tonë, në vendin e punës, në marketin poshtë pallatit, në takimet e të rinjve, sërish guxojmë të pyesim çfarë po i largon shqiptarët nga vendi i tyre. “Ikin kryesisht për faktorë ekonomikë, por edhe faktorë të tjerë. Shumë thonë që ikin për një arsimim më të mirë të fëmijëve, por edhe të tjerë që ikin sepse nuk shikojnë perspektivë në Shqipëri”, thotë Gëdeshi. “Ne kemi një diasporë të madhe. Secili nga ne ka të afërm, familjarë, shoqëri, që shërbejnë si magnet për të thithur në vendet e tyre”, thotë Erald Pashaj, ekspert punësimi.
Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, evidenton shifrat, sipas studimeve, se sa i kushton shtetit shqiptar largimi i çdo qytetari në nivele të ndryshme arsimi dhe formimi profesional. Përveç ndikimit në uljen e konsumit dhe në reduktimin e kontributeve në skemën e pensioneve, ka dhe një kosto arsimore të çdo shqiptari që largohet nga vendi. Këto shifra, Nunaj na i përcjell përmes një komunikimi online nga Italia, ku është zhvendosur pas bashkimit familjar.
“Nga disa të dhëna që kam nxjerrë, rezulton që arsimimi i një shqiptari që ka përfunduar shkollën në vitin 2018, nëse ka përfunduar shkollën fillore i kushton 6000 euro largimi, nëse ka përfunduar shkollën e mesme 9300 euro, nëse ka përfunduar studimet universitare 18 300 euro dhe nëse ka përfunduar studimet pasuniversitare, i kushton rreth 32 000 euro”, thotë Nunaj Kortoçi.
Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria nuk është aspak i lehtë as për qytetarët që shkojnë ilegalisht në vende të ndryshme, duke rrezikuar jetën dhe duke mos pasur të drejtë për të gëzuar qoftë edhe të drejtat themelore. Nuk është e lehtë as për ata që heqin dorë nga profesioni i tyre për t’ia nisur nga e para jashtë kufijve. Ndërsa studentët që e shohin arsimimin si katapultë, duhet të mbështeten të kursimet e familjes apo edhe te borxhet për studime.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj