Lajme
Suedia, si kryesuese e BE-së, do të ketë prioritet edhe Ballkanin
Në ditën e parë të vitit 2023 Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Europian, i cili do t’i zgjasë deri në fund të muajit qershor, përcjell albinfo.ch.
Kjo është hera e tretë që Suedia do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, duke folur për prioritetet që do t’i ketë vendi i tij në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2023, tha se do të punojë për një “Europë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“. Këto tri pika, sipas tij, do të jenë themeli i prioriteteve të Suedisë gjatë kryesimit me Bashkimin Europian.
Duke iu referuar agresionit të Rusisë në Ukrainë, Kristersson tha se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së BE-së, si dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të domosdoshëm për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha aspektet.
Në dokumentet që publikoi Presidenca suedeze e BE-së për prioritetet e saj, raportet me Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit përmenden si çështje të rëndësishme në aspektin e sigurisë për tërë Europën.
“Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian“, thuhet në dokumentet e Presidencës suedeze të BE-së. Suedia, thonë burimet diplomatike në Bruksel, do të punojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të BE-së, si me ato që janë në procesin e zgjerimit, ashtu dhe me ato që nuk janë të përfshira në këtë proces.
Suedia premtoi se do ta vazhdojë punën e nisur me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe me vende të tjera, përfshirë ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Presidenca do të vazhdojë punën pas vendimeve të Këshillit Europian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe ofertën për perspektivë europiane Gjeorgjisë. Po ashtu do të vazhdojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në prioritetet e Presidencës suedeze.
“E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Europian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, thuhet në dokumentet suedeze.
Pritet që Presidenca suedeze të vazhdojë punën edhe rreth dy çështjeve të lidhura me Kosovën. Njëra është përmbyllja formale e vendimit për liberalizimin e vizave, ndërsa tjetra ka të bëjë me shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE. Sa i përket liberalizimit të vizave, pjesa më e madhe e punës është kryer gjatë kryesimit të Çekisë – është miratuar vendimi nga vendet anëtare në Këshillin Europian, pastaj është arritur marrëveshja për këtë vendim edhe në Parlamentin Europian.
Tani vetëm pritet që të aprovohet kjo marrëveshje në Parlamentin Europian, e më pas edhe një herë në Këshill. Kjo pritet të ndodhë në pjesën e parë të kryesimit të Suedisë me BE-në.
Sipas vendimit për të cilin janë pajtuar vendet anëtare të BE-së, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se data 1 Janar e vitit 2024.
Përderisa diplomatët në Bruksel presin që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë një dosje e lehtë për Suedinë, pasi ka mbetur vetëm puna formale dhe nuk ka asnjë pengesë politike, më i vështirë pritet të jetë shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Kjo kërkesë, sipas rregullave dhe procedurave të BE-së, iu dorëzua presidencës çeke më 15 Dhjetor. Por, Çekia nuk pati mundësi dhe kohë të bëjë asgjë më tepër, përpos që t’i njoftojë vendet anëtare për këtë akt.
Tani, dosjen pritet ta marrë përsipër presidenca suedeze e BE-së, e cila premtoi se do t’i nisë konsultimet me vendet anëtare rreth mundësive për veprime të mëtejme. Problem mbetet fakti se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë prej 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa vendimet në procesin e zgjerimit miratohen me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











