Shqipëria
Emigranti shqiptar rrëfen tmerrin që përjetoi teksa po shkonte me gomone në Britani
Emigranti shqiptar rrëfen tmerrin që përjetoi teksa po shkonte me gomone në Britani.
Më shumë se 12.000 shqiptarë, sipas autoriteteve britanike, kaluan kanalin e Lamanshit me gomone për të mbërritur në brigjet angleze vitin e shkuar.
Njëri prej tyre, Elisi, 23-vjeçari nga veriu i Shqipërisë, në një intervistë në Tch u shpreh se mospasja mundësi e ndërtimit të një jete të mirë, si pasojë e një page jo të kënaqshme nga puna si eskavatorist, e detyruan të largohet.
“Faktikisht më kishin thënë që ishte një rrugë shumë e qetë, do mbërrish shpejt, nuk do kesh probleme. Mirëpo më doli krejt e kundërta nga ajo çfarë ata më thanë mua. 10 ditë tentativë për t’u larguar me gomone, mirëpo kishte probleme me autoritetet franceze. Në ditën e 11 u nisëm, por ishte një tmerr i madh, sepse kemi qenë 76 vetë në gomone. Një gomone me bazament ajri me jastëkë ajri nuk mund të përballojë 76 veta. Nga ora 3 e mëngjesit derti në ora 12 të drekës kemi bërë rrugëtim. Gomonia nisi të mbushej me ujë. Kishim frikë. Njerëzit nuk rrinin rehat nga paniku. Ishte një tmerr, tmerr i vërtetë”, thekson ai në rrëfimin e tij.
Këtë rrugë dhe tmerr të përjetuar përgjatë saj, Elisi nuk ua sugjeron bashkëkombasve të tij, përcjell albinfo.ch.
“Po, është e vërtetë, ka persona që presin. Mund të jenë në hotele apo çadra në pritje për të ardhur këtu. Unë nga rruga që kam bërë nuk do të doja që asnjë person të vinte me gomone. Është tmerrësisht e rrezikshme. Sidomos në këtë kohë që është tani. Është kohë e ftohtë. Tepër e rrezikshme”, shprehet ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














