Shqipëria
Begaj me mesazh për ushtarët shqiptarë, nga Kosova në Sudanin e Jugut
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në misione dhe operacione jashtë vendit në kuadër të NATO-së, BE-së dhe OKB-së.
Presidenti Begaj i uroi efektivët shqiptarë me rastin e fillimit të vitit të ri, duke shprehur vlerësim për përkushtimin dhe sakrificën e tyre që në momentet e ndërrimit të viteve ndodhen larg familjeve dhe njerëzve të dashur, në krye të detyrës dhe në shërbim të një misioni fisnik për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Trupat shqiptare janë pjesë e misioneve jashtë vendit nga Kosova në Bosnjë e Hercegovinë, Bullgari, Letoni, Irak dhe deri në Sudanin e Jugut.
“Shërbimi juaj përkrah aleatëve është një shërbim që përshkohet nga sakrificat, përkushtimi, përgjegjshmëria dhe disiplina e lartë që karakterizon Forcat e Armatosura”, theksoi Presidenti Begaj.
Presidenti tha ndër të tjera se viti 2022 ishte një vit shumë i vështirë, ku agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës rrezikoi paqen dhe sigurinë në hapësirën euro-atlantike, ndërsa efektet e saj ndihen në jetën e çdo qytetari. Nga ana tjetër, sipas Presidentit Begaj, ky konflikt ka dëshmuar rëndësinë, forcën dhe kompaktësinë e aleancës, e cila është e aftë të mbrojë çdo centimetër të saj dhe vendeve anëtare.
Presidenti Begaj nënvizoi se “si anëtare e NATO-s vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë në mënyrë aktive në misione dhe operacione të drejtuara nga NATO si dhe do të rrisim kontributet tona aty ku do të jetë e nevojshme dhe do të na kërkohet”, theksoi Presidenti Begaj, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
“Këto ditë kam ndjekur me shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, është e përkushtuar dhe mbështet misionin e KFOR-it, që ne e cilësojmë si një histori suksesi. Unë ju falnderoj ju kontigjent që jeni atje, për të gjithë përkushtimin e treguar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë”, theksoi Presidenti.
“Forcat e Armatosura janë shumë të rëndësishme për një vend dhe unë sot nëpërmjet jush gjej rastin të falënderoj të gjitha Forcat e Armatosura shqiptare për përkushtimin e treguar në përmbushjen e çdo detyre kushtetuese, por edhe në përballimin e atyre situatave të cilat kanë qenë jo të pakta gjatë vitit, si emergjencat e ndryshme”, shtoi më tej Presidenti.
“Për mua, ju jeni aseti më i çmuar i Forcave të Armatosura. Mund të marrim pajisje mjaft të mira teknologjike, por nëse nuk kemi njerëz për t’i përdorur ato, nuk kemi bërë asgjë. Me këtë rast edhe njëherë ju uroj festa të gëzuara, shëndet e mbaresi për ju dhe familjet e juaja. Gëzuar Vitin e Ri 2023, shumë faleminderit për shërbimin që i bëni kombit”, e mbylli përshëndetjen e tij Presidenti Begaj.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












