Lajme
Scholz: Gjermaninë e vuri në sprovë lufta në Ukrainë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në mesazhin e Vitit të Ri tha se lufta në Ukrainë është një pikë kthese që e vuri në sprovë Gjermaninë.
“Putini po bën një luftë agresioni imperialiste në zemër të Evropës. Kjo pikë kthese na vë ne dhe vendin tonë në provë”, tha Scholz.
“Aty fshihet edhe një lajm i mirë – ushtria ruse nuk e mposhti Ukrainën brenda pak ditësh, siç planifikoi Putini. BE-ja dhe NATO-ja janë të bashkuara, Gjermania nuk iu nënshtrua shantazheve me gazin rus”, tha ai, raporton Deutsche Welle.
“Ne simpatizojmë ukrainasit, të cilët edhe në ditët si sot nuk mund të pushojnë nga bombat dhe raketat ruse. Dhe, të gjithë ne i ndiejmë pasojat e luftës në jetën e përditshme, kur blejmë në supermarket, në pikën e karburantit ose paguajmë faturën e energjisë elektrike ose gazit”, pohoi i pari i qeverisë gjermane.
Ai falënderoi të gjithë ata që ndihmojnë në pritjen dhe kujdesin e refugjatëve të luftës, duke shtuar se 29 milionë njerëz vullnetarisht dhe humanitar angazhohen në organizata të ndryshme.
Kancelari socialdemokrat njoftoi edhe paketat e reja të masave për të luftuar krizën që do të hyjnë në fuqi në Gjermani.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












